A e ka rrëzuar lobingu kandidatin për ambasador në Shqipëri, siç bëri në rastin e Kavalec në 2019?

A e ka rrëzuar lobingu kandidatin për ambasador në Shqipëri, siç bëri në rastin e Kavalec në 2019?

15:25, 04/01/2024
A+ Aa A-

Senati i ka kthyer presidentit Joe Biden, kandidaturën e David J. Kostelancik, për ambasador të SHBA-ve në Shqipëri.

Mesohet se Senati nuk e ka miratuar David J. Kostelancik që të jetë shef i Ambasadës se SHBA në Tiranë.

Senati i ka kërkuar Presidentin të SHBA, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për postin e ambasadorit amerikan në vendin tonë.

David Kostelancik u emërua si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranën zyrtare nga Presidenti Biden më 24 Janar 2023, por Senati nuk e ka miratuar këtë kandidaturë.

David Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Mosmiratimi i tij ngjan me rastin 'Kalavac' që u rrëzuan në vitin 2019 dhe Shqipëri u emërua Yuri Kim. Atëkohë u përfol shumë se lidhjet e fuqishme të Sorosit në Senat rrëzuan Kalavac dhe ndikuan që në Shqipëri të emërohej Kim. Rastet duken të ngjashme, duket ndikimi i ndonjë lobimi të fuqishëm që ka ndikuar në vendimin e Senatit. 

A është rastësi apo vërtetë ka ndodhur kështu, kjo mbetet për t'u parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco