SYRI TV/ Rrjeti publik gjerman për Berishën, ARD: Lideri i opozitës në arrest shtëpie

13:29, 03/01/2024
A+ Aa A-

Edhe televizioni publik gjerman, ARD i ka kushtuar hapësirë arrestimit të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha. Në edicionin qendror të lajmeve, ARD pasqyron protestën e mbështetësve tek banesa e liderit të opozitës, Sali Berishës. Rrjeti mediatik gjerman ka cituar prononcimin e Argita Malltezit, duke e cilësuar këtë rezistencë si luftë për liri.

Nga SYRI TV

Arrestimi i liderit të opozitës Sali Berisha dhe protestat e qytetarëve që mbështesin opozitën janë shndërruar tashmë në një lajm ndërkombëtar.

Jo vetëm BILD, por edhe rrjeti publik gjerman ARD, në edicionin qendror të lajmeve i kishte rezervuar hapësirë, zhvillimeve në Shqipëri pas arrestimit të Berishës.

“Mbështetësit e Sali Berishës mbajnë një tubim përpara shtëpisë së liderit të tyre politik në Tiranë. Ata thërrasin: “Berisha o hero, gjithë populli ty të do!” Ata po protestojnë kundër arrestit shtëpiak të kreut të opozitës, por në sytë e tyre - edhe për vetë demokracinë”, thuhet në artikullin e rrjetit publik gjerman.

“Është bukur të shohësh se si qytetarët janë të sensibilizuar për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin e së drejtës; për të mbrojtur idealet e lirisë; për të mbështetur të drejtën kushtetuese të opozitës për të ekzistuar; dhe për të mbrojtur sistemin e drejtësisë në këtë vend. Në Shqipëri ka ende qytetarë që refuzojnë vendosjen e një sistemi autokratik, krijimin e një republike si të Putinit në Rusi apo të Llukashenkos në Bjellorusi”, raporton më tej, ARD.

Më tej, gazetarët gjerman raportojnë në detaje zhvillimet e së martës në rrugën “Mustafa Matohiti”, e cila tashmë po shndërrohet në rrugën e rezistencës, duke përshkruar për publikun gjerman edhe izolimin e Sali Berishës, edhe shfaqjen e tij në dritare për të përshëndetur mbështetësit, pasi për t’i takuar i është ndaluar nga gjykata.

Më tej, ARD citon vajzën e ish-Kryeministrit Argita Berisha, e cila në emër të babait të saj thekson se vendi është në një luftë për liri: “Asnjë diktator nuk mund t’i kundërshtojë shpirtrat tuaj të lirë. Nuk ka pranga të sistemit që mund të burgosin lirinë tuaj. Ju jeni misionarët e kësaj lufte që do të përhapet nga kjo rrugicë në të gjitha rrugët dhe rrugicat e Shqipërisë”,” raporton rrjeti i madh gjerman.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco