Kaso: SPAK vegël në dorën e Ramës për të eliminuar politikisht Berishën

20:03, 26/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në e edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko, ishte Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.

Kaso është shprehur se ky vendim i kërkuar nga SPAK ka si qëllim eliminimin nga skena politike e Berishës me urdhrin direkt të Ramës.

Është krejt e pazakontë të kërkohet një masë e tillë për një personalitet si Berisha nga ana e SPAK. Organi i akuzës ka vërtetuar se kanë vetëm një synim të qartë që të nxirret jashtë skenës politike lideri i opozitës dhe këtë na e vërtetoi shumë mirë SPAK pasi kjo aplikohet vetëm për persona me rrezikshmëri të artë shoqërore, dhe ndalimi i komunikimit me personat e tjerë jashtë familjes a shkelur dhe autorizmin që ka dhënë kuvendi.

Kodi nuk parashikon që të ndalohen komunikimet dhe cenohen qartë të drejtat dhe liritë politike të një deputeti si është Berisha, kush është ajo gjykatë që pa një autorizim nga parlamenti i kufizon atij liritë që sanksionohen dhe garantohen në Kushtetutë.

Sot SPAK ka zbritur në fushën poli8tke me objektiv të qartë që e ka si primar Rama eliminimi me të gjitha mjetet nga skena politike e zotit Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco