Provat e reja në SPAK/ Blushi: Rama, Veliaj dhe Agaçi janë krerët e grupit kriminal të inceneratorëve!

12:11, 12/12/2023
A+ Aa A-

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i PL, deklaroi sot se Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, ideatorët dhe pronarët e vërtetë të inceneratorëve!

Deklarata u bë pasi deputetja e PL. Monika Kryemadhi, shpalosi para mediave rezultatet e reja të një investigimi të ri mbi kontratën e inceneratorit të Tiranës. Blushi, duke publikuar videon me faktet, theksoi:

"Vjedhja e shqiptarëve me inceneratorin inekzistent të Tiranës vazhdon! Korrupsion i pastër shtetëror, që meriton ndëshkim të shpejtë dhe të ashpër ligjor! Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, ideatorët dhe pronarët e vërtetë të inceneratorëve! Provat e reja, që u depozituan sot në SPAK nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e përforcojnë këtë fakt në mënyrë të pakundërshtueshme!".

Lexo edhe: Zhdukën liqene e ngritën male me dhe/ Kryemadhi: 'Kumbullat dhe dardhat' nuk kanë lëvizur pa dijeninë e Veliajt!

Lexo edhe: 'Dy krime të mëdha ka Shqipëria sot: inceneratorët dhe bandat kriminale! SPAK është në provë'
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco