Sot, 33 vite pas rrëzimit të etërve, partia-shtet mbledh Kongresin, ja axhenda

Sot, 33 vite pas rrëzimit të etërve, partia-shtet mbledh Kongresin, ja axhenda

08:16, 08/12/2023
A+ Aa A-

Partia Socialiste do të mbledhë sot më 8 dhjetor 2023, kongresin e saj, i cili ka në fokus parapërgatitjen për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2023. Në këtë kongres do të të bëhet edhe riorganizimi i strukturave.

Punimet e Kongresit do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve dhe janë përcaktuar të zgjasin mbi 5 orë, në 6 panele për fusha të veçanta. Në orën 16:40, Kryetari i PS dhe Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e tij.

Ndërkohë sot në vend kremtohet 8 Dhjetori, Dita e Rinisë, dita kur në vitin 1990 u vendos pluralizmi në Shqipëri.

Programi i punimeve të Kongresit të PS:

11:45 – PANELI 1

Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale

12:00 – PANELI 2

Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia dhe Kultura

13:00 – PANELI 3

Shërbimet publike: Arsimi, Shëndetësia, dhe Mbrojtja Sociale, Sipërmarrja, Arsimi Profesional

14:00 – PANELI 4

Qeverisja Vendore: Reforma Territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi

15:00 – PANELI 5

Siguria dhe Shqipëria në botë

15:50 – PANELI 6

Partia Socialiste 2030

16:40 – Fjala e kryetarit të PS- së, Edi Rama

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco