Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL-së Ilir Meta dhe qytetarët, tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Berisha: Rama dhe Bolino manipuluan edhe për kredinë! Kontrata nuk ekzistonte pasi u shembën godinat

Berisha: Rama dhe Bolino manipuluan edhe për kredinë! Kontrata nuk ekzistonte pasi u shembën godinat

14:09, 06/12/2023
A+ Aa A-

"Katër vendime të personalizuara vetëm për Bolinon dhe asnjë qytetar tjetër!!! Si është e mundur që një kryeministër dhe një ministër, firmosin lejen e ndërtimit të një godine 3-katëshe?!  Kjo në planet nuk ndodh kurrë! Ju garantoj se as Kim Jong-Un në Korenë e Veriut nuk firmos leje ndërtimi për një banesë."

"Rama dhe Bolino në dokumentarin e tyre të mashtrimit publik, thonë se godina është financuar 100 përqind nga Report TV, duke kërkuar edhe një kredi bankare. ...Po ai nuk mund të merrte kurrë kredi me ndërtesën që ishte e shtetit, të cilën Bolino thotë vetë se do e blinte centimetër për centimetër". Kështu deklaroi sot Kryetari i PD-së, Sali Berisha, duke zbërthyer deri në detaje, një aferë përfitimi trojesh publike në mes të Tiranës nga kreu i qeverisë, Edi Rama, duke shfrytëzuar pronarin e Report TV, Karlo Bolinon, shërbëtorin e tij mediatik.. 

Berisha tha gjatë një konference shtypi se "për këto paligjshmëri, Rama dhe Bolino sot na mashtrojnë se është ndryshuar edhe objekti i kontratës, nga rikonstruksion total, në rindërtim jo më pak se sipërfaqja e godinës ekzistuese- Pretendojnë ata,  mashtrojnë- duke publikuar edhe një foto të kësaj pike në kontratë.

Ky është një mashtrim publik, për të cilin ata do përgjigjen rëndë.

Pra, trillimi i Ramës dhe Bolinos në dokumentarin ERT-Report TV nuk ekziston në asnjë akt ligjor dhe VKM përfundimtar i korrikut flet për rikonstruksion minimalisht total, term qesharak për të mbuluar vjedhjen, por një term që nuk ekziston në fjalorët e ligjeve dhe kontratave. Nuk ka fjalë rindërtim, ka në VKM, rikonstruksion minimalisht i totalit.

Ditën që u shembën ato godina, theksoj edhe njëherë se objekti i kontratës nuk ekzistonte dhe kontrata duhej të pushonte së ekzistuari. Ministria e Financave duhej të shpallte tender dhe të çlironte tokën për gjimnazin e parashikuar.

Sa për shpenzimet që deklarojnë se kanë mbuluar shembjen e godinës, se thonë se ato i ka mbuluar Report TV, atëherë shkoni dhe kontrolloni pak te djegësi i Tiranës sa kanë paguar për inertet që kanë depozituar ata nga tre godinat?

Nga kontrolli që kemi bërë, rezulton se nuk kanë paguar asnjë qindarkë dhe ne e marrim edhe këtë deklaratë si një mashtrim publik, vepër penale.
Rama dhe Bolino në dokumentarin e tyre të mashtrimit publik, thonë se godina është financuar 100 përqind nga Report TV, duke kërkuar edhe një kredi bankare. Ju lutem këtu kërkoj vëmendjen tuaj, është thjesht qesharake shpikja e Berishës, thonë, pretendimet sipas të cilave, godina shtetërore, pra thonë godina shtetërore, është vendosur si kolateral te kredia, pasi nuk ka bankë në botë që mund të pranojë si kolateral një godinë, ndërkohë që qiramarrësi nuk e ka certifikatën e pronësisë.

Sqarim, marrëveshja me bankën e përcakton fare qartë: Mbi të gjitha pasuritë/asetet e shoqërisë kredimarrëse, duke përfshirë asetet e tashme dhe të ardhme të shoqërisë MTSC SHPK.

Ndërkohë ju e keni parë se në bilancet tatimore, Bolino ka paraqitur si aktive afatgjata materiale ndërtesën, e cila nuk duhej, pra ka falsifikuar bilancin për këtë qëllim, për të mashtruar edhe bankën.

Ai nuk mund të merrte kurrë kredi me ndërtesën që ishte e shtetit, të cilën Bolino thotë vetë se do e blinte centimetër për centimetër.

Pra pronari i vërtetë i ndërtimit është ABI Bank, derisa Karlo dhe Rama të paguajnë qindarkën e fundit të kredisë që kanë marrë.

Pra, ky është superkandali, me të cilin ERTV dhe Report TV, u përpoqën të mashtrojnë qytetarët sikur janë duarjashtë, por faktuan se janë përgjegjës fund e krye, dhe kanë konsumuar jo një, por disa vepra penale të rënda me këtë mashtrim publik.

Edhe njëherë e mbyll këtë me qytetarët. Shtroni edhe njëherë pyetjen: Si ka mundësi që një njeri, i cili ka marrë midis 325 mijë ish-pronarëve, 408 metra tokë të trashëguar, ka marrë gjithsej 8 përqind të tokave që i përkisnin familjes së tij, pa asnjë vendim të personalizuar, të gjitha me ato ligje (që kanë bërë të mundur të përfitojnë 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë tokë, me kthim ose kompensim pronarët e ligjshëm të tyre) apo dy persona, dy hajdutë, që firmosin për të rrëmbyer pronën rreth 5 mijë metër katrorë në mes të Tiranës?!

4 vendime të personalizuara vetëm për Bolinon dhe asnjë qytetar tjetër!!! Si është e mundur që një kryeministër dhe një ministër, firmosin lejen e ndërtimit të një godine 3-katëshe?! Kjo në planet nuk ndodh kurrë!

Ju garantoj se as Kim Jong-Un në Korenë e Veriut nuk firmos leje ndërtimi për një banesë. Po këtë e bën Edi Rama me Bolinon për pronën e tyre."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco