Lajmi i fundit

Dorëheqje Veliajt/ Opozita zhvillon sot protestën e radhës para bashkisë së Tiranës

Anti-dopingu/ Ekspertët e KE në Tiranë verifikojnë politikat e qeverisë për sportin

Anti-dopingu/ Ekspertët e KE në Tiranë verifikojnë politikat e qeverisë për sportin

10:56, 06/12/2023
A+ Aa A-

Një ekip ekspertësh të Këshillit të Evropës kreu një inspektim në Shqipëri më 5 dhe 6 dhjetor 2023, për të vlerësuar programin, praktikat dhe politikat antidoping të vendit tonë në kuadër të zbatimit të Konventës Anti-Doping. Lajmi u bë i ditur nga Këshili i Evropës. 

Ekipi u takua me përfaqësues të autoriteteve publike përgjegjëse për sportin në Shqipëri, duke përfshirë ata nga Ministritë e Arsimit dhe Sportit, të Shëndetësisë, të Punëve të Brendshme si edhe nga Agjencia Kombëtare Shqiptare Anti-Doping (ALB NADO), federatat e sportit dhe Komiteti Olimpik Shqiptar po aq edhe nga përfaqësues të agjencive ligjzbatuese dhe organeve të tjera të përfshira në luftën kundër dopingut.

Në këtë ekip merrnin pjesë: Michael Petrou nga Autoriteti Anti-Doping i Qipros si udhëheqës i grupit), Michal Rynkoëski nga Agjencia Polake Anti-Doping-POLADA, Yasemin Gödek nga Ministria e Rinisë dhe Sporteve të Turqisë si edhe një anëtar i Sekretariatit të Grupit të Monitorimit të Konventës Anti-Doping.

Gjetjet, rekomandimet dhe praktikat më të mira të identifikuara gjatë vizitës do t'i transmetohen në vitin 2024 autoriteteve shqiptare për zbatimin e tyre.

Vlerësimet janë pjesë e detyrës së Grupit të Monitorimit: çdo vit ai analizon sistemet antidoping të Shteteve Palë në Konventë nëpërmjet një pyetësori dhe vizitash vlerësimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco