Departamenti i Sipërmarrjes/ Liliana Elmazi: Projektbuxhet pa bosht, hipokrit, i inceneratorëve dhe oligarkëve

Departamenti i Sipërmarrjes/ Liliana Elmazi: Projektbuxhet pa bosht, hipokrit, i inceneratorëve dhe oligarkëve

18:02, 15/11/2023
A+ Aa A-

Drejtuesja e Departamentit të Sipërmarrjes në PD, Liliana Elmazi e ka quajtur projekt buxhetin e vitit 2024, pa bosht, hipokrit, i inceneratorëve dhe oligarkëve.

Në fjalën e saj gjatë tryezës me ekspertë të ekonomisë dhe drejtues të departamenteve pranë PD-së, Elmazi theksoi se ‘taksimi i profesioneve të lira godet shtresën e mesme që është motori i zhvillimit të vendit’.

Elmazi: Taksimi është debati që ndan të majtët me të djathtët  kudo ne bote. Janë të majtët ata që taksojnë më të pasurit, bizneset e mëdha, sepse besojnë që roli i shtetit është më i rëndësishëm se individi. Në vendin tonë, ndodh e kundërta.

Taksat përgjithësisht orientohen drejt kapitalit, fitimit, pasurisë, së bizneseve apo individëve dhe nuk rëndojnë mbi qytetarët, sipërmarrjet që hasin vështirësi ne treg apo profesionistet e lire. Rama nuk takson kapitalin, por punën, 15% deri 23 % taksa për profesionet e lira , 0 për hotelet me 5 yje dhe kazinotë. Pse nuk aplikohet tatimi mbi fitimin për kompanitë , oligarkët që shtuan fitimet në kohë krize. Fokusi i taksimit duhet të jetë barazia në taksim dhe tek eliminimi i privilegjeve që qeveria u ka bëre investitorëve strategjikë dhe oligarkëve

Projektbuxhet pa bosht, hipokrit,  i inceneratorëve dhe oligarkëve, ku barra fiskale e lartë dhe taksimi i profesioneve të lira godet shtresën e mesme që është motori i zhvillimit të vendit.

Propagandohet me të madhe se nuk taksohen bizneset e vogla dhe se edhe në projektbuxhetin e 2024 nuk do te kemi taksa të reja. Ndërkohë, si gjithmonë e vërteta është krejt ndryshe. Janë 70 milion Euro taksa shtesë për xhepat e familjeve shqiptare, ku 17 milionë Euro është taksimi progresiv për profesionet e lira të cilët do të paguajnë deri 23% për dijen dhe aftësinë e tyre profesionale, ndërkohë 0 taksa për hotelet me 5 yje dhe kazinotë, te investitorëve strategjike te Ramës.

134 milion Euro do t’u japë oligarkëve. Ky taksim i pandershëm, i shtresës së mesme profesionistëve, thjesht është rëndim ekonomik, demotivim, një goditje për ta, duke i detyruar të largohen nga vendi, tashmë i boshatisur nga të rinjtë, duke patur fatin e 1 milion shqiptarëve të përzënë nga keqqeverisja 10 vjeçare rilindase, duke i shërbyer shpopullimit të vendit.

Kjo qeveri shikon vetëm dhe thjesht t’u shërbejë oligarkëve dhe të grabisë qytetarët, duke i zhytur ata akoma më shumë në mjerim, dëshpërim dhe mungesë perspektive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco