Tallja e 'Fratelli di Crozza' për marrëveshjen Rama - Meloni: Mrekulli qiellore Trans – Adriatike

14:30, 15/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama së fundmi ka qënë personazh kryesor në shfaqjen televizive Fratelli di Crozza, drejtuar nga Maurizio Crozza që transmetohet në kanalin Nove, në shtetin fqinj, Itali.

Gjatë një monologu në emision, moderatori në mënyrë tallëse ironizon Ramën dhe kryeministren italiane Meloni për marrëveshjen e tyre në lidhje me refugjatët.

“Shihni sa të bukur janë këto dy këtu!  ‘Gjiganti dhe e vogla’

Para disa ditësh kanë firmosur një marrëveshje historike”  u shpreh ai..

Veç kësaj humoristi italian sjell në vëmendje shifrën marramëndëse që supozohet të jetë investuar mbi guroren, duke shtuar se nuk vlen për asgjë.

“Tani shikojeni këtë gurore sa e bukur dhe që ka kushtuar 116 milionë euro...”

“Ja kjo gurore do të bëhet ‘Guantanamo alla matriciana’ për vetëm 100 milionë euro në vit për 5 vite .

Përveç kësaj, kjo ‘mrekulli e qiellit Trans – Adriatike’ për Edi Ramën nuk vlen asgjë.

 ‘Edi Rama: Nuk do të zgjidhë asgjë, por (Meloni) na ka kërkuar ndihmë dhe ne ja kemi dhënë.’

Dmth nuk vlen asgjë...”

Ai thotë se kjo mund të jetë një strategji e Ramës për të favorizuar Melonin që ta përdorë si kartë drejtë Bashkimit Europian.

“Është vetëm një favor që i ka bërë Melonit në të vërtetë ne këmbim të ndonjë fjale të mirë nga ana e saj (Melonit) për hyrjen e Shqipërisë në BE.

Në këtë pikë për atë (Ramën) ka shumë rëndësi

 ‘Edi Rama: Shpresoj që Shqipëria të futet në BE brenda 10 viteve’

Por, për BE ka vetëm një problem shumë të vogël ‘Shqipëria mbetet vendi më i korruptuar në Europë’”

Ndër të tjera, ai sjell deklaratën e gazetares Lili Gruber teksa thotë se mafia shqiptare është e dyta pas Ndrangheta-s, teksa shton se opozita shqiptare është vazhdimisht në sulm ndaj kryeministrit të korruptuar.

Gruber: A ka bërë mirë Giorgia Meloni  që ka firmosur një marrëveshje të kësaj natyre me Shqipërinë për emigrantët?

Gratteri: Duhet të shohim çfarë është...çfarë do të ndodhë, nuk mund ta dijë unë se si do shkojë.

Unë mund t’ju flas për mafien shqiptare, dhe mafia shqiptare është mafia e dytë në Europë, pas Ndrangheta-s.

 Janë të dytët...të dytët, të dytët!

Të dytët të dashur, pas Ndrangheta-s...

Çuna ne jemi në maje eee..., ‘medalja e artë’ është gjithmonë e jona, atje lart në maje

Por, edhe Edi Rama atje në vendlindjen e tij nuk është se shihet si prift françeskan.

Ja të shohim:

 ‘Opozita sulmon qeverinë në Shqipëri: Kryeministri Rama është i korruptuar, duhet të japë dorëheqjen’” ka përfunduar ai.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco