Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Osmani mori pjesë në festën e Trupave të Marinës amerikane

Osmani mori pjesë në festën e Trupave të Marinës amerikane

19:08, 05/11/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një ngjarje ku u shënua festa e Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ajo ka shkruar në rrjetin social X (Ish-Twitter) se kjo ishte një mbrëmje e bukur.

“Një natë e traditës, miqësisë dhe respektit, duke festuar jo vetëm guximin dhe përkushtimin e grave dhe burrave me uniformë, por edhe partneritetin e qëndrueshëm mes Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, datëlindja e Korpusit të Marinës së SHBA-së është një festë amerikane që shënohet çdo vit në nëntor me një ceremoni tradicionale të prerjes së tortës. Atë ditë në vitin 1775, u krijuan Marinsat Kontinentalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco