Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

VIDEO/ Teliti: Plehrat në rrugë dhe trotuare, nuk hiqen nga bashkia! Do shpërthejë kolera

18:25, 05/11/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka akuzuar administratën e bashkisë se nuk ka pastruar territorin, duke i lënë plehrat në rrugë dhe trotuare.

Në postimin e tij në Facebook, Teliti ka postuar denoncimin e një qytetari, i cili me video tregon se bashkia nuk e ka pastruar vendin e grumbullimit të plehrave, duke krijuar mjedis për shpërthimin e sëmundjeve të ndrshme.

Postimi i plotë:

Tirana 2023 plehrat ne rruge dhe trotuare, pehrat nuk hiqen

Shikoni denoncimin e sotem te qytetarit

"Pershendetje z. Teliti. I thoni drejtuesve të bashkisë që të vijnë të heqin plehrat se do na shpërthejë ndonjë epidemi në Tiranë. Rruga Siri Kodra, 200 metra nga unaza. Ora 14.10, dhe po presim prej 24 orësh të hiqen plehrat. Thuaju të mos I vjedhin fondet për pastrimin e qytetit që ne paguajmë rregullisht. Do shpërthejë ndonjë kolerë këtu, e nuk kanë as ilaçe të na shërojnë, se këta vjedhin lekët e pastrimit dhe të ilaçeve... Jepni alarmin ju lutem..."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco