Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

‘Po goditen reformat e PD-së’/ Këlliçi: Nuk është hall i Berishës, Rama do të zhdukë opozitën

‘Po goditen reformat e PD-së’/ Këlliçi: Nuk është hall i Berishës, Rama do të zhdukë opozitën

20:52, 25/10/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi tha se Edi Rama kërkon të zhdukë opozitën dhe për këtë arsye po sulmohet politikisht kryedemokrati Sali Berisha.

Gjatë një intervistë për Euroneës Albania, Këlliçi theksoi se anëtarët e kryesisë s’kanë qenë kurrë më pasionantë dhe kjo sepse janë të bindur që bëhet fjalë për përballjen finale.

Këlliçi: S’i kam parë kurrë më pasionantë anëtarët e kryesisë sepse jemi të bindur që jemi në përballjen finale. Edi Rama i ka shpallur luftë të hapur Partisë Demokratike, i ka hapur luftë opozitës, i ka shpallur luftë pluralizmit dhe tashmë të mëdhenj e të vegjël, të rinj e njerëz me përvojë brenda Partisë Demokratike bien dakord që ky është akti i fundit që kërkon një përballje shumë të fortë, që kërkon sakrifica shumë të forta dhe që nuk ka të bëjë me zotin Berisha. Po goditet trashëgimia e Partisë Demokratike, po goditen reformat e Partisë Demokratike dhe po goditet kundërshtari politik si asnjëherë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco