SYRI TV/ 'Po na helmohen fëmijët nga tymi' - Djegia e torfës ndot fshatin Sheqeras në Maliq

12:21, 12/10/2023
A+ Aa A-

Banorët e Sheqerasit në Maliq prej tri muajsh gjenden të mbuluar nga tymi i djegies se torfës. Ata ankohen se tymi shkakton ndotje të madhe dhe i bëjnë apel institucioneve të marrin masa. Këtë situatë e pranon edhe vet kryetari bashkisë së Maliqit, por nuk jep zgjidhje konkrete.

Nga SYRI TV

Fshati Sheqeras në bashkinë e Maliqit ndodhet nën pushtetin e tymit te torfës prej më shumë se tre muajsh. Rreth 1500 banore ankohen për erën e rëndë të shkaktuar nga djegia dhe i bëjnë thirrje institucioneve të marrin masa të menjëhershme.

Shqetësimi më i madh për këta banorë janë fëmijët, te cilët çdo mëngjes çohen për të shkuar në shkollë dhe thithin ajrin e ndotur te djegies se torfës.

Kjo situatë problematike pranohet edhe nga kryetari i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu por që nuk jep një zgjidhje për gjendjen.

Kjo situatë është e mbartur që prej stinës së verës dhe duket se zgjidhja e  vetme mbetet fillimi i reshjeve të shiut.

Në këtë bashki janë rreth 5000 hektarë tokë torfike. Torfa është një mineral me origjinë bimore, i formuar gjatë shumë mijëvjeçarëve nga mbetjet organike të dekompozimit jo të plotë.

Gazetar: S. Xhomaqi

Pamje: Syri TV

Montazhi:L. Kotri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco