Lajmi i fundit

'Rrëzohet' vetingu: KPA rikthen në detyrë magjistraten Antoneta Sevdari

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Budenstag, Roth: Provokimet dhe dhuna serbe duhet të marrin fund tani

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Budenstag, Roth: Provokimet dhe dhuna serbe duhet të marrin fund tani

21:31, 11/10/2023
A+ Aa A-

Michael Roth, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Glauk Konjufca me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe shkëmbim të përvojave parlamentare.

Në një postim në rrjetin X, Roth ka theksuar se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është shumë i rëndësishëm. “Provokimet dhe dhuna serbe duhet të marrin fund tani. Serbia dhe Kosova duhet të veprojnë në mënyrë më konstruktive për të çuar përpara procesin e normalizimit. Populli i Kosovës meriton paqe”, ka shkruar ai.

Ndërsa, kryeparlamentari Konjufca e ka quajtur një takim shumë pozitiv me kryetarin Michael Roth dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut.

“Biseduam për zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për shkëmbim të përvojave parlamentare dhe mënyrat për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve tashmë të forta dypalëshe mes Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar Konjufca në rrjetin social X.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco