Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

VIDEO/ Shehaj: Kunati i Bashës i ka transferuar brenda ditës zyrat në rezidencën Lion Park

18:37, 05/10/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin Task Forcë në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të hedhur dritë mbi përfitimet e ish drejtuesit të opozitës, Lulzim Basha, ekspertja e ekonomisë, Brisilda Shahaj.

Shehaj është shprehur se kompanitë në emrin e kunatit të Bashës dhe vjehrrës së tij janë transferuar brenda të njëjtës ditë në zyrat e rezidencës, Lion Park.

"Janë shumë akuza që janë drejtuar ndaj Bashës por në rastin në qoftëse fjalët e Bardhit nuk do të ishin reale, atëherë duke parë dokumentat në QKB na lind një dyshim.

Të gjitha kompanitë ku është aksioner kunati i Bashës, Erion Isufi  por dhe jo vetëm sepse në disa kompani është aksionere dhe vjehrra e Bashës. Këto kompani kanë transferuar të gjitha në të njëjtin moment, 14 ose 15 dhjetor 2022, zyrat e tyre kryesore te pallati i famshëm Lion Park. Interesi i kompanive për të kryer aktivitetin aty lidhet me një vendimmarrje ku në 99% të rasteve aksioner kryesor është Erion Isufi, ose nëna e tij me një kompani italia që drejtohet nga dy shtetas të huaj.

Kjo kompani nuk duhet të harrohet, dhe SYRI TV ka bërë një hulumtim mbi këtë kompani pasi kjo ka një qarkullim shumë të madh, kryen investime shumë të mëdha dhe kanë zyrat të pallati Lion Park dhe kryen aktivitet në fushën  softuer, IT etj.

Zyrat e të gjitha kompanive të Isufit kanë shkuar te pallati në vetëm dy data, ose këto prona janë belor në emër të individit Erion Isufi, ose të ndjerit Xhaferr Isufit ku përfituesit janë zonja Aurela Basha ose Erion Isufi, zonja Basha ka përfituar aksione vetëm në dy kompani, nis ejani blerë në emër të individëve këta zotërinj janë pronar të kompanisë dhe përfitojnë nga kjo dhe kompania do ti paguaj një qera për vendin ku janë zyrat dhe nëse këto ambiente janë blerë në emër të një kompanie përfituesi fundor janë ortakët dhe aksionerët ku janë zoti Isufi dhe nëna e tij."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco