Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

SYRI TV/ Shkolla e Llixhës e mbyllur prej 4 vitesh, prindërit: Gjendja është alarmante

16:27, 16/09/2023
A+ Aa A-

Shkolla 9-vjeçare e fshatit Llixhë qëndron e mbyllur në këtë vit të ri shkollor. Prindërit detyrohen t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën e fshatit Kuqan, ndërsa shprehen të shqetësuar për mosndërhyrjen e institucioneve shtetërore për rikonstruksionin e saj. Prindërit ngrenë edhe problemin e mungesës së mjeteve të transportit për të shkuar në shkollën e Kuqanit.

SYRI TV

Që prej vitit 2019 kjo shkollë qëndron e mbyllur për shkak të dëmtimit nga tërmeti, megjithëse vitet e fundit personat paidentifikuar ka përvijuar degradimin e saj. Nisur nga kjo situatë nga kjo situatë  prinderit në fshatin Llixhë detyrohen t’i dërgojnë fëmijët e tyre për të zhvilluar orët mësimore në fshatin Kuqan rreth 5.3 km larg. SYRI TV vëzhgoi  se si ka nisur procesi mësimor në këtë vit shkollor. Prindërit shprehen se gjendja mbetet alarmante, ndërsa ngrenë dhe problemin e mungesës së mjeteve të transportit për të shkuar në shkollën e Kuqaanit.

Për prindërit shqetësim mbetet dhe kopshti në fshatin Llixhë, për shkak të kushteve të papërshtatshme higjenike.

Prej 4 vitesh në shkollën 9-Vjeçare Llixhë nuk është kryer asnjë investim nga pushteti lokal për rikonstruksionin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco