Kryeçështja është shteti mafioz i kriminalizuar, jo opozita!

Kryeçështja është shteti mafioz i kriminalizuar, jo opozita!

12:37, 12/09/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Nga një armatë e tërë propagandistike e mediatike e paguar majmërisht nga Rama dhe me regjinë e tij, thuhet pa pushim teza që qeverisja ka ca probleme, por më problem është opozita.

Sigurisht që kjo tezë e trashë mafioze, e sponsorizuar në mënyrë mafioze dhe e shpërndarë po në mënyrë mafioze kërkon një përgjigje.

Fakti i njohur tashmë botërisht është se në Shqipëri sot ka një narkoqeverisje mafioze, që është bërë shqetësim ndërkombëtar dhe e ka kthyer vendin në Kolumbinë e Europës.

Kapja mafioze e shtetit në çdo qelize te tij dhe asgjesimi i shtetit ligjor është sot ajo që po shkatërron vendin.

Pra nuk kemi të bëjmë me "ca probleme" siç thonë megafonet mediatikë të qeverisë, por kemi të bëjmë me shkatërrimin e balancës dhe kontrollit dhe goditjen shumë të rëndë, që ka marrë parlamenti dhe Republika jonë Parlamentare për shkak të presionit mafioz të përbindshëm të qeverisë.

Pra, zhbërja e shtetit dhe kapja mafioze nga krimi, trafikantët dhe orteku i parave te pista është e vërteta që nuk e fsheh dhe nuk e mbulon dot armata e megafonëve të qeverisë së paguar me para që vijne erë të qelbur.

Po opozita?

Opozita ka kryer një demaskim historik të kësaj qeverisjeje mafioze, demaskim ky asgjesues, i argumentuar, kapilar dhe i paprecedent në dimensionin e tij si askush më parë në të gjithë pluralizmin shqiptar.

Në asnjë rast, asnjë opozitë tjetër gjatë pluralizmit nuk i ka vënë drejtësisë në dispizicion me mijëra fakte e prova asgjesuese të korrupsionit të strukturuar kriminal të kësaj qeverie siç ka vepruar kjo opozitë.

Pa këtë fuqi denoncuese të pashembullt të kësaj opozite nuk do të ishte gjysma e qeverisë në SPAK dhe në burg e po ashtu dhjetëra kryetarë bashkie e deputetë e të tjerë zyrtarë rilindas pa fund.

Për shkak të kësaj opozite, sot kjo qeverisje është qeverisja e vetme ku te akuzuarit me prova nga radhët e saj janë pa numërim.

Megjithëse në kushte ektremisht të vështira, falë vetëm opozitës sot, fytyra e kësaj qeverisjeje mafioze është diskredituar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht aq sa është kthyer në shëmbëlltyrën krahasuese negative se si nuk duhet të jetë një qeverisje.

Opozita shqiptare ka kryer në shumë shumë raste edhe detyrën e medias së pavarur, për arsye të kapjes së kësaj të fundit nga pushteti dhe blerjes së saj me lekë inceneratorësh, koncesionesh dhe drogë.

Gjithashtu edhe në reagimin masiv publik është kjo opozitë, që ka mbushur sheshet e Shqipërisë si asnjë opozitë tjetër.

Cila opozitë më parë ka realizuar dot më parë një aksion kaq të gjerë dhe shumëplanësh?

Asnjëra në mënyrë absolute.

Diferenca themelore dhe rrënjësore është se opozitat e mëparshme kanë pasur përballë qeverisjet e mëparshme të majta dhe të djathta, të cilat pa përjashtim kanë respektuar pluralizmin, Kushtetutën dhe shtetin e së drejtës, thënë shkurt nuk i kanë kaluar vizat e kuqe që shembin demokracinë.

Ndërsa sot situata është kritike sepse banda e rilindjes me Ramën në krye kanë shkatërruar të gjithë shtyllat e demokracisë dhe kanë rrëmbyer drejtësinë duke e kthyer në drejtësi me regji, që betonon pandëshkueshmërinë e hajdutëve dhe mafiozëve në pushtet.

Shteti mafioz, i kapur, i kriminalizuar, i inkriminuar, i trafikuar ky është krye-problemi, krye-çështja dhe krye-halli i Shqipërisë dhe jo opozita.

Kush e sheh ndryshe është thjesht një mjeran që ka zhytur surratin në tasin e supës mafioze të qeverisë dhe asgjë tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco