Dokumenti/ Nikolla dërgon Bashën në Francë si zëvendësues i Blerina Gjylametit

Dokumenti/ Nikolla dërgon Bashën në Francë si zëvendësues i Blerina Gjylametit

14:12, 11/09/2023
A+ Aa A-

Pas emërimit si kryetar i grupit Parlamentar, Edi Rama dhe Lindita Nikolla duket se po i përcaktojnë edhe agjendën Lulzim Bashës. Ky i fundit nuk ishte prezent në seancën e sotme parlamentare, ndërsa zyra e tij e shtypit njoftoi se ai ndodhet jashtë vendit për të marrë pjesë në një mbledhje në Këshillin e Europës.

Por ndërsa zyra e shtypit e Lulzim Bashës nxori informacionin për aktivitetin ndërkombëtar të Bashës, dokumentet e rrjedhura nga Kuvendi, nxjerrin në pah përdorjen që po i bëhet atij. Lulzim Basha shkon në këtë mbledhje me porosi të kryeparlamentares Lindita Nikolla, e cila pak javë më parë, për dërgimin e Bashës në Asamblenë e Këshillit të Europës, i kërkon Gazmend Bardhit autorizim për ta lejuar Bashën që të jetë pjesë. 

Por situata duket se bëhet më qesharake, pasi Lulzim Basha shkon në këtë mbledhje si përfaqësues i Kuvendit të Shqipërisë, për të zëvendësuar Blerina Gjylametin e cila është edhe kryetare Delgacionit të Shqipërisë në Këshillin e Europës. Kjo situatë është përcjellë me ironi nga deputetët e Partisë Demokratike, ku ish-kryetari I kësaj force shndërrohet në zëvendësuesin e Blerina Gjylametit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco