'Quizz'/ Këlliçi: Pas takimit të Veliajt me Sorosin, si do arrestohet drejtuesi i Bashkisë?

'Quizz'/ Këlliçi: Pas takimit të Veliajt me Sorosin, si do arrestohet drejtuesi i Bashkisë?

13:00, 03/09/2023
A+ Aa A-

Ish-kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Tiranës në 14 maj, Belind Këlliçi ka ironizuar takimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me Aleks Soros, duke ngritur një 'quizz'. 

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi pyet se si do të arrestohet 'Taulanti i Bashkisë', në zyrë, ke dalja e emergjencës, do të arratiset me porosi, apo do ta dorëzojë Veliaj me duart e veta në qeli. 

Taulant Tusha, është një nga personat nën hetim nga SPAK-u për veprimet e Bashkisë Tiranë me inceneratorin që nuk ekziston në landfillin e kryeqytetit.

 

Postimi i plotë: 

Quizz nga Bashkia, pas takimit të Veliajt me Sorosin në Tiranë: 

a) Taulanti Bashkisë arrestohet në zyrë? 

b) Taulanti Bashkisë arrestohet ke dalja e emergjencës nga prapa godinës? 

c) Taulanti Bashkisë mer porosinë të arratiset? 

d) Taulantin e Bashkisë e shoqëron vetë me duart e tij Veliaj në qeli dhe flet për suksesin e reformës në drejtësi? 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco