Presioni/ Soros drekë me prokurorët e SPAK dhe Veliajn

Presioni/ Soros drekë me prokurorët e SPAK dhe Veliajn

12:18, 03/09/2023
A+ Aa A-

Para pak ditësh një burim pranë qeverisë bëri me dije për SYRI-n se Alex Soros kishte më shumë se dy javë që ishte ngulur në Tiranë që në momentin që SPAK hapi hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Madje burimi bënte me dije për një darkë të tij me Veliajn, disa punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe prokurorë të SPAK. Jo më larg se dje, vetë Alex Soros publikoi një foto me Erion Veliajn në ambientet e restorantit ku kishin darkuar. Nevoja e tij për ta bërë publike këtë darkë dhe jo për ta mbajtur të fshehtë, ka të bëjë sic duket bash me nevojën për tu bërë presion prokurorëve të SPAK që ishin në atë drekë, duke ju kujtuar se gjithçka është e dokumentuar.

Është tashmë e qartë se Veliaj ka sjellë në Tiranë të gjithë arsenalin e tij të miq e më peshë ndërkombëtare për ti bërë presion jo vetëm SPAK, por edhe Ramës që të mos arrestohet për inceneratorin e Tiranes. Deri me tani ja ka dalë dhe Altin Dumani që ka ndërtuar mitin e të pakorruptuarit dhe të papërdorshmit politikisht nëpërmjet mediave të Ramës dhe gazetarëve që janë në llogari pagesat e krimit dhe inceneratorëve nuk ka bërë gjë tjetër veçse po mbulon autorët e vërtetë të vjedhjesh së shekullit me inceneratorët.

Këtu kujtojmë se Arben Ahmetaj nuk ka asnjë akuze për shpërdorim detyre prej Dumanit për inceneratorët, por për pastrim parash, ndërkohë që gazetarët e tij dhe të Ramës e shesin si hetim për inceneratorët.

Ndërkohë gjate dy javëve të gushtit është negociuar me Ramën, Veliaj, Soros e SPAK që persona nën nivel shumë poshtë Veliaj të arrestohen për inceneratorin e Tiranës dhe pse jo edhe një tjetër fletë arresti për Lefter Kokën, mjafton që Veliaj të mos preket.

Prova me ulëritëse që SPAK kontrollohet totalisht nga Rama është rasti Beqaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco