Brahimllari: Prej 1 muaji Erion Veliaj nuk u përgjigjet pyetjeve për inceneratorin e Tiranës

Brahimllari: Prej 1 muaji Erion Veliaj nuk u përgjigjet pyetjeve për inceneratorin e Tiranës

11:12, 03/09/2023
A+ Aa A-

Erion Veliaj ka 1 muaj që nuk u përgjigjet pyetjeve të bëra në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Kryetari i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari shkruan në Facebook se, Veliaj kërkon që ti shmanget drejtësisë dhe transparencës, por nuk do të ja dalë.

Reagimi i Endrit Braimllari:

Edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj nga mbledhja e fundit e këshillit bashkiak Tiranë Erion Veliaj ende nuk është në gjendje t’i përgjigjet pyetjeve të këshilltarëve të Partisë së Lirisë mbi inceneratorin e Tiranës.

A ka qenë parashikuar në buxhetin e kaluar si zë financimi i inceneratorit nga Bashkia Tiranë?

Sa ton mbetje janë depozituar çdo vit kalendarik që nga lidhja e marrëveshjes së Bashkisë së Tiranës në landfillin e Sharrës?

Sa është buxheti i Bashkisë Tiranë për inceneratorin e Tiranës?

Sa para janë paguar çdo ditë nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për inceneratorin e Tiranës, që nga nisja e kësaj kontrate.

Pse Erion Veliaj nuk ju drejtuar Këshillit Bashkiak për këtë çështje në vitin 2017?

Duke i rrëmbyer kështu kompetencat këshillit bashkiak.

Këto janë pyetje që shqetësojnë çdo ditë Erion Veliaj, sepse ai është i vetëdijshëm mbi autorësinë, përgjegjësinë dhe përfitimim e drejtpërdrejtë nga kjo aferë korruptive.

Këshilltarët e Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak të Tiranës do të luftojnë çdo ditë për transparencë dhe llogaridhënie.

Ne do të përmbushim premtimin tonë përpara qytetarëve të Tiranës që Bashkia e Tiranës do t’i nënshtrohet transparencës dhe llogaridhënies.

Erion Veliaj nuk mund t’i shmanget drejtësisë, transparencës dhe llogaridhënies.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco