'Të parët për turizmin', ironia e Fugës: Në ç’fushë, jemi të dytët?!

'Të parët për turizmin', ironia e Fugës: Në ç’fushë, jemi të dytët?!

19:44, 01/09/2023
A+ Aa A-

Akademiku Artan Fuga ka ironizuar prirjen e përgjithshme të shqiptarëve, por edhe të politikës lidhur situatën aktuale në vend për turizmin, ekonomine etj.

“Në çdo çështje jemi të parët në botë? Si për mirë, si për keq!”, shkruan Fuga, duke shtuar: “Harrojnë se jemi sa një lëvozhgë arre në detin planetar!”.

Reagimi i Artan Fugës:

Qendra e botes, si per mire, si per keq!

Po si eshte e mundur kaq budallenj te jemi?

Ne cdo ceshtje ne jemi te paret ne bote?

Si per mire, si per keq!

Per turizmin,

maldivet e Evropes,

destinacionin turistik ne bote

aeroportin me zhvillim me te madh,

fluksin e avioneve,

kanabisin,

korrupsionin,

emigrimin,

kullen me te larte,

azilet politike,

ne ne qender te integrimit te ballkanit,

ja edhe per nomadet dixhitale mungonin.

Ne paskemi edhe fshatin me te vjeter ne bote!

Ne edhe gjuhen me te vjeter ne planet.

Te vetmit qe pranojme afghane.

Te vetmit qe pranojme iraniane!

Ne ne keshillin e sigurimit!

Ne drejtoje trupat e Natos ne evropen juglindore.

Jahti me luksoz ne bote qe hyn ne Durres,

Ne me opoziten e vetme ne bote qe dorezon mandatet e dhena nga elektorati!

Cfare sindroma shprehje inférioriteti ne delir!

Harrojne se jemi sa nje levozhge arre ne detin planetar!

Cfare autocentrizmi!

More ku, ne c’fushe, jemi te dytet?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco