Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Kurti takon Lajçak, bisedohet për raundin e ri të dialogut në shtator

Kurti takon Lajçak, bisedohet për raundin e ri të dialogut në shtator

13:04, 29/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, për raundin e ri të dialogut të nivelit të lartë, që pritet të mbahet në shtator.

Kurti dhe Lajçak u takuan në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit që po mbahet në Slloveni.

“Zhvillova një takim të rëndësishëm me kryeministrin Kurti në Bled. Temë kryesore e takimit ishin përgatitjet për një takim të ri të nivelit të lartë në në shtator, me fokus në normalizimin e raporteve dhe zbatimin e marrëveshjes së 3 qershorit”, shkroi Lajçak në platformën X.

Deklarata e 3 qershorit e liderëve të Bashkimit Evropian ka të bëjë me kërkesat kyçe të bllokut evropian për Kosovën dhe Serbinë, lidhur me zbutjen e tensioneve në veri dhe rikthimin e palëve në dialog.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave, BE-ja ka vendosur disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat janë ende në fuqi. Sakaq, kryeministri Albin Kurti mësohet të ketë thënë se situata në veri është shtensionuar dhe se nuk do të përshkallëzohet sërish.

Në një njoftim theksohet se Kosova po punon për legjislacionin e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat siç thuhet, duhet të paraprihen nga një fushatë e hapur, pa frikësime e shantazhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco