Lajmi i fundit

VIDEO/ Shkodër: Pas 3 fëmijëve, gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit

Basha harron vilat e veta luksoze/ Bën të shqetësuarin për ndërtimet në Shqipëri

Basha harron vilat e veta luksoze/ Bën të shqetësuarin për ndërtimet në Shqipëri

20:27, 12/08/2023
A+ Aa A-

Vilat e Lulzim Bashës janë një nga çështjet më të denoncuara në media.

CNA ka publikuar herë pas here fakte se, si Basha denonconte oligarkët dhe pas disa kohësh nuk i përmendte më emrat dhe krejt rastësisht zhvendosej në vilat e tyre.

Po pikërisht njeriu më i akuzuar në politikë për vilat, është shqetësuar për ndërtimet në Shqipëri.

Basha ka shkruar këtë të shtunë në rrjetet sociale se në sektorin e ndërtimit janë pastruar mbi 2 miliardë euro.

Ai shtron pyetjen se nga vijnë paratë për ndërtime, kush fshihet pas tyre dhe kush i siguron lejet e ndërtimin në emër të kompanive.

“Mbi 2 miliardë euro janë pastruar në sektorin e ndërtimit në Shqipëri sipas raporteve ndërkombëtare.

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij konstaton se Shqipëria është "destinacion kryesor i pastrimit të parave".

Në 2020, Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GITOC) konstatoi se ndërtimet në Shqipëri ishin një mënyrë e preferuar për pastrimin e parave.

Në 2021, arrestimi i dhjetëra anëtarëve të Ndranghetës në Itali zbuloi lidhjet e tyre me sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Përgjimet si pjesë e hetimit zbuluan se njëri prej të dyshuarve ka deklaruar: “Në rrokaqiejtë e rinj, çmimet shkojnë rreth 3800-4000€ për metër katror. A e dini sa është kostoja e vërtetë? 510€.”

Ndonëse SPAK nisi një hetim paraprak në shkurt të vitit 2021, nuk ka akoma asnjë të dhënë se çfarë po ndodh me këtë hetim.

Miliona metra katrorë leje ndërtimi raportohen se janë dhënë në Tiranë vitet e fundit. Shumica e kompanive nën emrin e të cilave merren lejet e ndërtimit nuk kanë kapacitetet financiare për t'i përfunduar ato. Bilanci i kompanive tregonte se ato kanë të ardhura minimale dhe nuk kanë asete apo kredi që mund të përdoren për financimin e projekteve.

Nga vijnë këto para?

Kush fshihet pas tyre?

Kush dhe si i siguron lejet e ndërtimit në emër të këtyre kompanive modeste?

Paratë e kujt po pastrohen me ndërtimet në Tiranë?

Partia Demokratike përmes këshilltarëve të saj në Tiranë ka kërkuar të dhëna të plota mbi lejet e ndërtimit në kryeqytet. Bashkia e Tiranës e ka detyrim të bëjë transparencë për lejet e dhëna, ndërsa SPAK duhet të ndërmarrë një hetim të thellë e të papenguar në mënyrë që Tirana të mos jetë oaz i krimit dhe politikanëve të korruptuar që pastrojnë paratë në sektorin e ndërtimit”, thekson Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco