Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

SYRI TV/ Berisha: Njerëzit e Veliajt i dhanë 8 pikë bonus kompanisë që nuk ekzistonte

15:54, 10/08/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se po bën presion mbi drejtësinë për të shpëtuar nga afera me djegësin e Tiranës. Nga selia blu, Berisha denoncoi faktin se Veliaj, Rama dhe Agaçi i kanë dhënë 8 pikë kompanisë që nuk ekzistonte të Klodian Zotos. Lideri i opozitës u shpreh se për zbardhjen e aferës me inceneratorin e Tiranës duhet që Alqi Bllako ose Etleva Kondi të merren si të penduar të drejtësisë.

SYRI TV

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi ndërhyrjet e Erion Veliajt në sistemin e drejtësisë për të shpëtuar nga përgjegjësia që ka në aferën me inceneratorin e Tiranës. Nga selia blu Berisha akuzoi Veliajn se me vendimet që ka marrë i ka hapur rrugë koncensionit korruptiv të inceneratorit të Tiranës, për të cilin janë dhënë miliona euro nga buxheti I shtetit.

Berisha solli në vëmendje edhe praktikat korruptive të ndjekura nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agacci, të cilët i kanë dhënë bonus kompansië së Klodian Zotos e cila nuk ekzistone.

Lideri i Opozitës u shpreh se për të favorizuar Zoton dhe Mërtirin, Erion Veliaj detyronte ndërtuesit që të depozitonin dheun në landfill.

Sali Berisha deklaroi se se kusht për zbardhjen e aferës së inceneratorit të sekuestruar të Tiranës është që ish-deputeti socialis Alqi Bllako ose ish drejtoresha e koncensioneve Etleva Kondi të merren si të penduar të drejtësisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco