SYRI TV/ Ujësjellësi Durrësit drejt kolapsit, audituesit ngelin në klasë vartësit e Emirjana Sakos

14:31, 02/08/2023
A+ Aa A-

Ndërmarrja e Ujësjellësit të Durrëit është drejt kolapsit për shkak të borxheve dhe keqmenaxhimit. Në 18 Maj të këtij viti, Asambleja e Aksionerëve të UKD vendosi likujdimin e shoqërisë, për shkak se ajo do të bashkohet në një entitet të ri, të quajtur “Shoqëria Rajonale e Ujësjellësit, ku do të jenë pjesëmarrës të gjithë bashkitë e Qarkut Durrës. Para së të shpallte likuidimin, Ujësjellësi iu nënshtrua një procesi auditimi të pavarur, i cili tregon se situata  ishte katastrofikike për shkak të detyrimeve financiare por edhe performances së dobët të vartësve të Emirjana Sakos.

SYRI TV

Fillimisht kryeministri Edi Rama e më tej ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, prezantuan në vitin 2021 Reformën e re të Ujësjellësave, e cila, sipas tyre, do t’i jepte një hov të rëndësishëm këtij shërbimi për qytetarët. Por, ende pa nisur zbatimin e saj, reforma duket se do të jetë thjesht një mbulesë për të fshehur menaxhimin skandaloz të ndërmarrjeve të ujësjellësave gjatë periudhës së Rilindjes.

Një shembull konkret është Ujësjellësi i Durrësit. Në 18 Maj të këtij viti, Asambleja e Aksionerëve të Ujësjellës Durrës sha vendosi likujdimin e shoqërisë, për shkak se ajo do të bashkohet në një entitet të ri, të quajtur “Shoqëria Rajonale e Ujësjellësit Durrës”. Në këtë ndërmarrje të re do të jenë pjesëmarrës të gjithë bashkitë e Qarkut Durrës.

Para vendimit për likujdimin, shoqëria u përfshi në një proces auditimi të pavarur.Bilancet e kompanisë publike, si edhe rezultatet e audituesve të pavarur tregojnë se situata është katastrofike. Dhe të gjitha këto problematika do t’i atashohen tashmë Shoqërisë së re Rajonale të Ujësjellësit Durrës. Në dy bilancet e fundit, ato për vitet 2020 dhe 2022, të cilat përkojnë me periudha e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021 dhe ato vendore të vitit 2023, rezulton se Ujësjellësi i Durrësit ka rritur ndjeshëm detyrimet financiare, duke treguar një performancë shumë të dobët.

Opozita ka ngritur zërin shpesh dhe ka denoncuar faktin që Ujësjellësi i Durrësit është shndërruar në një çerdhe për emërim militantshëm të Partisë Socialiste, duke rritur në mënyrë abuzive shpenzimet e ndërmarrjes. Këto akuza publike konfirmohen në një lloj mënyrë edhe nga bilancet financiare të Ujësjellësit. Në vitin 2019, shoqëria kishte detyrime në shumën 9.7 miliardë lekë të reja.

Vetëm një vit më pas, në 2020, kjo shifër detyrimesh shkon në 13.1 miliardë lekë të reja.Në vitin 2022, kur bashkitë po përgatiteshin për zgjedhjet lokale, Ujësjellësi i Emirjana Sakos shton detyrimet financiare në vlerën 16.1 miliardë lekë të reja. Pra, shoqëria shkon pranë kolapsit financiar.Keqmenaxhimi i Ujësjellësit Durrës, i cili do të reflektohet edhe në shoqërinë ku ajo do të marrë pjesë, konstatohet edhe nga raporti i Audituesve të Pavarur për vitin 2022.

Në këtë raport, audituesit kanë ngelur në klasë mënyrën se si është drejtuar dhe menaxhuar Ujësjellësi i Durrësit. Ata zbuluan problematika të shumta në numrin e klientëve, mungesa në inventar dhe bilance tregtare të pasakta. Pra, praktikisht, raporti i tyre tregoi se situata në Ujësjellësin e Durrësit është në situatën më të keqe të mundshme.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco