VIDEO-SYRI TV/ Veliaj u kallëzua nga PD për korrupsion aktiv në zgjedhje, prokuroria mbyll sytë

21:24, 28/06/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur sytë përpara masakrës zgjedhore të 14 majit duke mbrojtur Erjon Veliajn. Edhe pse Partia Demokratike ka denoncuar me fakte e prova shkeljet e kryebashkiakut, organi i akuzës tregon se nuk ka elementë për nisje hetimesh për ‘Korrupsion aktiv në zgjedhje’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përdorim i funksioneve publike për veprimtari politike e zgjedhore’.

Nga SYRI TV

Kontrolli politik i Partisë Socialiste mbi organin e Prokurorisë që u dëshmua dhe me rastin e familjareve të deputetes Ermonela Felaj, po ndikon direkt edhe në vendimet që ky institucion po merr lidhur me masakrën zgjedhore të 14 majit.

Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillimin e procedimit penal ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj të kërkuar nga Partia Demokratike, e cila ka evidentuar një sërë shkeljesh nga kryebashkiaku i kryeqytetit.

Në kallëzimin penal të bërë nga PD përfaqësuar nga sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, Erjon Veliaj akuzohet se ka ‘shpërdoruar detyrën’, ka ‘përdorur funksionet publike për veprimtari politike dhe zgjedhore’ si dhe për ‘korrupsion aktiv në zgjedhje’.

Por edhe pse në këtë kallëzim, renditen nenet të cilat janë shkelur, madje kallëzuesi ka bërë edhe parashtrim të dispozitave ligjore e penale duke paraqitur një sërë provash e faktesh me data, Prokuroria e Tiranës ka thënë se nuk janë gjetur shkelje. Në këto prova, PD ka dokumentuar se si u përdorën burimet publike për zgjedhje, po ashtu se si nëpërmjet programit të ndihmës sociale, subvencioneve për qiranë si dhe rindërtimit janë shpërdoruar fondet dhe këto në mënyrë selektive janë firmosur nga Kryetari i Bashkisë Veliaj, për efekt vote.

Por, në analizën e bërë të këtij kallëzimi, për Prokurorinë e Tiranës nuk ka elemente për nisje hetimesh.

Sa i takon dispozitës penale të Korrupsionit aktiv në zgjedhje të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bëhet me dije se në shkresën përcjellëse të materialit kallëzues se: Nga studimi i materialit kallëzues, është konstatuar se mungojnë të dhënat të cilat do të sugjeronin shkelje që lidhen më veprën penale të parashikuar nga ky nen. Sa i takon dispozitës penale të nenit 328/a të KP ‘Përdorim i funksionarit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ sërish vlerësohet se nuk jemi përpara kësaj figure vepre penale.

Pra siç shihet qartë, Prokuroria që po mbyll sytë para një masakre elektorale dhe shkeljeve që ka kryer Krybashkiaku Erjon Veliaj, keshilli bashkiak por edhe përfaqësues të tjerë të PS.

Madje si për absurditet në këtë përgjigje, prokuroria tregon se jo çdo veprim është vepër penale apo shkelje administrative, kur qartë Kodi Zgjedhor i ka të përcaktuar rastet e po ashtu edhe Kodi Penal masat që duhet të ndërmerreshin nga kjo prokurori për shkelje të tilla nga funksionarë publikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco