Gjokutaj: Familja e Felaj po sundon Prokurorin e Tiranës

18:28, 28/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Taske Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meçon ishte avokati Genc Gjokutaj.

Gjokutaj është shprehur se emërimi i katër familjarëve të Ermonela Felaj në prokurorinë e Tiranës përbën një skandal.

"As nuk na shkonte në mënd që një familje të emërohej në një nga prokuroritë më të rëndësishme në vend. Kur është bërë ky ndryshim e ka ditur Ermonela dhe 2-3 veta të tjerë, aty ka hall Ermonela dhe njerëzit rreth saj.

Nëse flitet për një biznes ose sistem taksimi interesohen tre vetë ndërsa tjerëve nuk u intereson dhe kjo emërim në prokurorinë e Tiranës, dhe kjo është skandaloze.

Një ish prokuror u emërua në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë nusja e vëllait të tij ishte prokurore dhe brenda 24 orëve është bërë largimi  i saj në prokurorinë e Durrësit dhe se është laksative që nuk mund të jenë familjarë brena një prokurorie sepse nuk e lejon ligji dhe se ka të bëjë me integritetin e prokurorisë. Avash avash këto që janë një familje do të kërkojnë që ti transferojmë në një kat të prokurorisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco