Shehu: Vuçiç rrëmbeu policët për t’u dhënë zemër ultranacionalistëve në veri të Kosovës

21:33, 26/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV ishte deputeti i pratisë demokratike Tritan Shehu për të folur mbi lirimin e policëve kosovar që ishin rrëmbyer nga polica sekrete serbe.

Shehu është shprehur se ky është një agresion i cili ka cënuar sovranitetin e Kosovës dhe Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për këto veprime që shkelin të gjitha të normat e marrëdhënieve ndërkombëtare dje fqinjësisë së mirë.

"Edhe arrestimi edhe lirimi janë veprime politike pa asnjë bazë juridike sepse arrestimi ishte një rrëmbim personash në territorin e Kosovës. Ajo është një shkelje e sovranitetit të Kosovës, dhe arsyeja se përse e ka bërë këtë veprim kriminal është bërë me qëllimin se donte të tregonte force dhe zemër.

Kjo lëvizje i ka dërguar mesazh ultranacionalistëve dhe grupeve kriminale në veriun e Kosovës që veprojnë si paramilitarë.

Këta që përdorin dhunën padyshim mund të shkojnë shumë larg dhe shpeshherë i merr rryma dhe futen në një lojë që nuk tërhiqen dot kollaj. Arsyeja është shumë e gjerë, tipike e një manifestimi i një agresiviteti si Millosheviçi. Policët në vendin ku u rrëmbyen  Vuçiç shprehet se është tokë serbe dhe se nuk e njoh Kosovën. Lirimi i tyre është sepse policët ishin të pafajshëm dhe Vuçiç doli zbuluar se janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës dhe brenda territorit që kontrollohet nga KFOR. Ai e bëri lirimin edhe për tu dërguar mesazh ndërkombëtarëve që tani radhën e ka Kurti dhe të bëjmë një shkëmbin, kjo është një metodë ku bëhet agresion dhe të marrë pas përfitimet që ai ka në mendje.

Qeveria e Kosovës nuk duhet ë ndalet me Kaq por duhet të kërkojë dënim për personat përgjegjës që kanë shkelur sovranitetin, duhet ngritur në instancat ndërkombëtare që jemi agresuar shumë shpesh nga Vuçiç."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco