Deputetët braktisin Bashën, bojkotohet në masë mbledhja e kryesisë

Deputetët braktisin Bashën, bojkotohet në masë mbledhja e kryesisë

19:52, 15/06/2023
A+ Aa A-

Deputetët kanë braktisur përfundimisht Lulzim Bashën.

Në një mbledhje kryesie të njëanshme të thërritur nga Enkelejd Alibeaj, pasditen e sotme janë mbledhur vetëm disa anëtarë kryesie të zgjedhur pa asnjë meritë.

Ndërkaq, mësohet se kjo mbledhje kryesie është braktisur nga shumica e deputetëve të grupit të PD-së së vulës.

Braktisja ka ndodhur pasi mbledhja e kryesisë është thërritur në mënyrë të njënashme. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së vulës, nga salla e parlamentit ka deklaruar për gazetarët se kjo mbledhje kryesie është e paligjshme se pse duhet mbledhur Këshilli Kombëtar.

Bardhi ka kërkuar që mbledhja të thirret nesër, por Alibeaj dhe mbështetësit e Bashës e kanë mbledhur sonte.

Deputetët që kanë braktisur Bashën:

Gazment Bardhi

Helidon Bushati

Lefter Geshtenja

Saimir Korreshi

Bledjon Nallbati

Dhurata Cupi

Dashnor Sula

Merita Bakiu

Janë në mbledhje:

Arbi Agalliu

Kreshnik Collaku

Orjola Pampuri

Enkelejd Alibeaj

Xhemal Gjunkshi

Kanë dhënë dorëheqjen:

Jorida Tabaku

Flamur Hoxha

Oriela Nebiaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco