SYRI TV/ Berisha: Rama nuk duhet të ndërhyjë në Dialog, është bërë zëdhënës i Vuçiç

16:00, 15/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi  si ndërhyrje të gabuar,  propozimin e  kryeministrit Edi Rama për draft- Asociacionin, duke thënë se Shqipëria nuk duhet të përzihet në dialogun Prishtinë-Beograd.  Nga foltorja e Kuvendit, Berisha denoncoi planin mes Ramës dhe Vuçiç, që sipas tij,  ka në qendër vetëm ndarjen e Kosovës.

Nga SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cilësoi  zhvillimet e fundit në Kosovë, si pjesë e një plani të Presidentit serb Aleksandër Vuçic dhe Kryeministrit Edi Rama, që synojnë ndarjen e  Kosovës. Nga foltorja e Kuvendit, lideri i opozitës bëri një historik të zhvillimeve që solli  vizita e Kryeministrit Edi Rama në Beograd në vitin 2014, që nga plani për rishikimin e kufijve e deri te nisma për “Ballkanin e Hapur”.

Berisha  e cilësoi  të gabuar  ndërhyrjen e Kryeministri Edi Rama, i cili në inicitiativë personale dhe të pakërkuar u ka propozuar ndërkombëtarëve, një  draft-Asociacion për komunat serbe.

Por sipas liderit të opozitës, këtë herë angazhimi i Kryeministrit në Dialogun Prishtinë - Beograd lidhet me shqetësimin personal të Edi Ramës, pas përfshirjes në skandalin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal.

Kreu i demokratëve  beson se është kjo çështja, që  prej muajsh, i ka prishur gjumin, Kryeministrit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco