Osmani: I madhi Kadare pranoi Urdhrin ‘Hasan Prishtina’, nderim nga populli i Kosovës

Osmani: I madhi Kadare pranoi Urdhrin ‘Hasan Prishtina’, nderim nga populli i Kosovës

21:03, 07/06/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar pak minuta më parë, një album nga ceremonia e dekorimit të shkrimtarit të madh Ismail Kadare në Prishtinë.

Vjosa Osmani e nisi shënimin e saj në Fb duke cituar fjalët mbresëlënëse të Kadaresë në ceremoni: "Mbledhja jonë në këtë sallë nga shqiptarë të të gjitha zonave të Ballkanit tregon këtë triumf të gjatë shekullor të kombit shqiptar. Nga një triumf i tillë asnjë komb nuk heqë dorë. Ky është një triumf për veten e vetë, për lirinë e vetë, për gëzimin e vetë, për të ardhmen e vetë. Me një fjalë është një triumf për atë që quhet qytetërim njerëzor universal i kësaj bote ku jetojmë.”

Presidentja më pas tregoi se me këto fjalë, "shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, pranoi sot Urdhrin ‘Hasan Prishtina’, të cilin pata nderin t’ia ndajë në emër të popullit të Kosovës. Ky Urdhër i është ndarë për mjeshtërinë e jashtëzakonshme në artin e fjalës, shprehur gjithandej veprave të tij, për përkushtimin me të cilin e ka mbrojtur të drejtën e Kosovës, si dhe për vlerat letrare e intelektuale me të cilat është paraqitur nëpër botë dhe me të cilat e ka lartësuar gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar."

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco