‘Beccheti’, Apeli në Belgjikë bllokon një pjesë të parave në llogaritë e Albcontrol, Vasili: Pse heshtin analistët

‘Beccheti’, Apeli në Belgjikë bllokon një pjesë të parave në llogaritë e Albcontrol, Vasili: Pse heshtin analistët

08:35, 25/05/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit në Belgjikë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të mbajtur të bllokuara një pjesë të aseteve në llogaritë që menaxhon kompania e kontrollit të trafikut ajror shqiptar, Albcontrol. Kjo për shkak të humbjes së gjyqit të Shqipërisë me Francesco Bechettin.

Nënkryetari i PL Petrit Vasili në rrjetet e tij sociale u bën thirrje analistëve të flasin hapur mbi koston e humbjes së këtij gjyqi.

"Flisni analiste, behuni trima dy minuta ne jete!

Miliona euro do i paguhen Becchetit per faj vetem te Edi Rames!

Analistet heshtin!?

Ky eshte shkak absolut qe Rama te largohet menjehere sepse per arrogancen dhe shkeljet e ligjit te tij duhet te paguajne shqiptaret.

Analistet perseri heshtin dhe rende bile!?

Pra ngjarja eshte shume e rende dhe faji ka emer dhe mbiemer Edi Rama.

Analistet qe u torturuan duke bere sperdredhje, pirueta dhe alibi per Ramen le te behen nje here ne jete trima dhe ti kerkojne hesap per milionat, qe po merr Beccheti dhe per dhjetra miliona qe po marrin te tjere per arbitrazhe.

Analistet vazhdojne te zhytur ne heshtje!?

Trimerohuni analiste "trima", cicerues te palodhur studiosh televizive,analizuesë te asgjësë dhe merruni me keto gjëma e bëma te renda te Rames siç bejne koleget tuaj ane e mbane botes.

Dy minuta trimeri ne jete nuk ju ben asnje dem, dy minuta 120 sekonda jane nuk besoj se edhe ato sekonda jua ka dhunuar Rama.

Dhe perseri analistet heshtin!?

Apo jua ka hongër zemren Rama dhe s'ju punon me as dora per te shkruar.

Ju qe shkruani aq bukur per perralla imagjinare gjithfaresh, fabula ekzotike me luftra politike, qe tirrni intriga baresh e restorantesh, qe analizoni thenien e çdo idioti dhe e beni personazh boll qe ti leverdise Rames, flisni nje here te vetme per qindra milion euro faj.

Ju qe sterholloni korrupsionin e nje arke peshku, te nje barre drush, te politikes qe ne kohen e ilireve, perse ju taposet goja, truri dhe syri ku duhet te godisni objektivisht Ramen.

Ju dhente zoti ca sekonda kurajo per tu gdhire nje dite me pas me nje gram dinjitet me shume," shprehet Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco