Softa: Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Britanisë për të burgosurit u ngrit mbi bazat ekonomike dhe politike

16:52, 24/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren Armela Ferko ishte eksperti për çështjet e sigurisë Fatjon Softa.

Softa është shprehur se marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për transferimin e të burgosurve është bërë në bazë të interesave ekonomike dhe politike.

"Marrëveshja e qeverisë është në vazhdën e vendimit të parlamentit me 16 dhjetor 2021 që lejon ketë marrëveshje mes qeverisë shqiptare për ekstradimin e  të burgosurve që vuajnë burgimin në Britani.

Përveç anës humane që ju thatë shtete nuk e kanë këtë marrëveshje humane mes tyre por kanë interesa politike dhe ekonomike. Interesat ekonomike janë kostot që kanë trajtimi i të burgosurve duke pasur parasysh se standartet e burgjeve në vendet e zhvilluara kanë tjetër nivele.

Numri i shqiptarëve është në nivelin më të lartë në shtetin britanik në krahasim me emigrantëve e tjerë. Kjo marrëveshje siguron dhe pagesën për të burgosurit që vijnë nga shteti anglez, kanë kërkuar një stimulim që të jepen 1500 pand për uljen e një viti dënimi.

Për kushtet nuk janë të përshtatshme me të drejtat e njeriut në burgje dhe kjo është një nga arsyet që ministri i drejtësisë po flet tani që të shikohet një mundësi për amnisti. Njerëzit që janë dënuar për vepra më të lehta penale do të kenë mundësin e një përfitimi", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco