Mashtruesja që zhvati 570 mijë euro/ Milena Deraj pjesë e fushatës së Veliajt në 14 maj

Mashtruesja që zhvati 570 mijë euro/ Milena Deraj pjesë e fushatës së Veliajt në 14 maj

13:52, 24/05/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është një 'magnet' i mashtruesve, pasi ish-punonjësja e Bankës se Shqipërisë, Milena Deraj, e arrestuar për zhvatjen e 570 mijë euro nga 4 persona ishte pjesë e fushatës së tij në zgjedhjet e 14 majit. 

Nga postimet e bëra publike në rrjetet sociale, Deraj fliste për një fitore të padiskutueshme të Erion Veliajt në Tiranë.

Na besoni votën tuaj, t’ju ofrojmë një kryeqytet më të mirë për ju dhe fëmijët tuaj’, shkruante Milena Deraj në 29 prill në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ditën e sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar "Last fraud", të zhvilluar nga strukturat hetimore DVP Tiranë, u arrestua shtetasja Milena Deraj (ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë), sepse ka mashtruar 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale  të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Gjithashtu, kjo shtetase ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230 000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco