SYRI TV/ Berisha në 50-vjetorin e Revoltës së Spaçit: Rama ka instaluar diktaturën e bandave

14:23, 19/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari  i PD, Sali Berisha, deklaroi në  konferencën e organizuar me rastin e 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit, se kjo kryengritje shënon kulmin e guximit njerëzor. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka instaluar në Shqipëri diktaturën e bandave, teksa theksoi se misioni më i madh i PD është rikthimi i votës së lirë.

Nga SYRI TV

Në aktivitetin e organizuar  për përkujtimin e 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu nderimet për heronjtë e kryengritjes, që siç theksoi ai shënoi kulmin e guximit njerëzor.  Sipas liderit demokrat, ende sot Shqipëria po vuan  nga regjimi monist, teksa akuzoi Ramën se ka instaluar diktaturën edhe më të egër se ajo komuniste, atë të bandave.

Gjatë fjalës së tij, Berisha vlerësoi edhe kontributin e të përndjekurve politik  në moment kritike të PD, ndërsa theksoi se misioni më i madh i demokratëve është rikthimi tek vota e lirë

Në aktivitetin e organizuar në selinë blu, mbajtën fjalë edhe  ish-të burgosurit politikë, Simon Miraka e Bedri Blloshmi e po  ashtu familjarë të të përndjekurve, të cilët kanë vuajtur pasojat e regjimit duke ndarë mesazhet që e shkuara të mos përsëritet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco