Berisha: Zgjedhja e Bardhit? Nuk njohim asnjë strukturë paralele, ftoj deputetët të bashkohen

Berisha: Zgjedhja e Bardhit? Nuk njohim asnjë strukturë paralele, ftoj deputetët të bashkohen

12:58, 19/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas disa raportimeve në media, se Gazment Bardhi është zgjedhur në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Berisha tha se nuk njohin struktura paralele, duke shtuar se bën thirrje për bashkim.

“Nuk kam asnjë koment për këtë, përveç komentit që unë ftoj të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira.

Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD. Ne i ftojmë të gjithë deputetët të ulen, të diskutojnë.

Ne jemi të hapur ndaj tyre, por ka rregulla, ka statute,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco