Fatmir Mediu: Kjo është dita e juaj, dilni dhe votoni!

Fatmir Mediu: Kjo është dita e juaj, dilni dhe votoni!

14:11, 14/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pasi ka hedhur votën e tij, iu ka bërë thirrje të githëve të dalin e të votojnë.

Sipas Mediut sot është dita kundër shpopullimit të Shqipërisë, kundër varfërisë së këtij vendi.

Kryetari i PR-së e mbyll postimin e tij duke shkruar se '14 maji është dita e juaj, është vota e jua, është Shqipëria e juaj, është familja e juaj.'

Postimi i Fatmir Mediut :

Kjo është dita juaj!

Dilni dhe votoni.

Votoni që të gjithë. Merrni familjarët tuaj dhe shkoni të votoni.

Tregoni që dinjitetin tuaj, lirinë tuaj, atë çka ju ka falur Zoti, nuk mund t’ja lini peng asnjë lloj pushteti, asnjë lloj politike.

Është dita për të votuar kundër shpopullimit të Shqipërisë, kundër varfërisë së këtij vendi.

Është dita që të qëndrojmë të gjithë së bashku për të mposhtur të keqen.

Të gjithë shqiptarët e mirë të bëhen bashkë për një ditë më të mirë.

14 Maji është dita juaj, është vota juaj, është vendi juaj, është Shqipëria juaj, është familja juaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco