EMRAT-FOTOT/ Deputetja e PD: Ja katër funksionarët e Bashkisë së Sarandës që intimidojnë votuesit

EMRAT-FOTOT/ Deputetja e PD: Ja katër funksionarët e Bashkisë së Sarandës që intimidojnë votuesit

12:58, 14/05/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka nxjerrë emrat e katër funksionarëve të lartë të Bashkisë së Sarandës që sipas saj po intimidojnë votuesit.

Në një deklaratë për mediat, Zhupa tha se nënkryetarja e Bashkisë dhe tre drejtorë qëndrojnë pranë qendrave të votimit për të kërcënuar votuesit.

Deklarata

Drejtues të institucioneve publike të Sarandës!

Nënkryetare e Bashkisë Sarandë Lindita Qëndro

Drejtor Mariel Murati

Drejtor Arjan Kalcuni

Drejtor Alket Qëndro

Hiqni dorë urgjentisht nga intimidimi i qytetarëve jashtë qendrave të votimit.

Lejini të lirë banorët e Sarandës e Ksamilit të votojnë.

Bashkëqytetarët tanë janë te zgjuar mjaftueshëm e të vetëdijshëm se cila është alternativa që i përfaqëson ata.

Boll jeni pasuruar në kurriz të tyre, ata nuk janë si ju, pronarë hotelesh e ndërtues pallatesh, zaptues tokash e pronash publike.

Ju njohin shumë mirë, e dinë se cfarë përfaqësoni e cfarë kërkoni të merrni nga Bashkia.

Ata janë qytetarë të lirë dhe si të tillë e duan të cliruar atë institucion nga kthetrat e mafies së pronave që kërkon ta zaptojë.

Ju garantojmë se ju njohim emër për emër ju intimidues, ua dimë bëmat dhe mendësitë.

Boll më!

Blendi Klosi me bandat e tij do të largohet nesër, ndërsa ju do të jetoni sërish me bashkëqytetarët tuaj.

Mos u bëni bashkëfajtor në krim, hiqni dorë sa nuk është vonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco