Admir Sinamati: Ftoj të gjithë kuksjanët të marrin pjesë në votime, të shprehin verdiktin e tyre!

Admir Sinamati: Ftoj të gjithë kuksjanët të marrin pjesë në votime, të shprehin verdiktin e tyre!

12:38, 14/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Kukësin Admir Sinamati, ka votuar.

Sinamati  është shprehur para gazetarëve se kuksjanët duhet të votojnë për familjet e tyre, për ndaljen e shpopullimit, për ripërtritjen e qytetit dhe mbarë Shqipërisë.

‘’Gjej rastin të përshëndes të gjtihë elektoratin e Kukësit ku do që ndodhet. Të marrë pjesë pasivisht në votime sot dhe kjo ditë të na shërbejë si një ditë e madhe, ditë feste, ditë gëzimi që me vullnetin e lirë qyetarët e Kukësit, kuksjanët kudo që ndodhen të shprehin verdiktin e tyre për kryeqytetarët e parë. Unë gjej rastin që t'ju them qytetarëve që kjo ditë është ditë ku vendoset fati i tyre i qeverisjes për katër vite, ndaj ata në mënyre të lirë të qytetëruar ta shprehin vullnetin e tyre dhe të vendosin me votën e tyre për fëmijët, për familjen, për Shqipërinë, për ndaljen e shpopullimit dhe për ripërtritjen e Kukësit dhe mbarë Shqipërisë. ‘’ është shprehur Sinamati para gazetarëve.

Ndërsa në postimin e tij kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' shprehet:

Unë sapo e shpreha vullnetin tim të lirë.

Ftoj të gjithë kuksianët që me votën dhe verdiktin e tyre prej qytetarësh kurajozë të bëjnë ndryshimin cilësor qeverisës që pret me padurim Kukësi dhe Shqipëria duke rikthyer shpresën dhe besimin për jetë normale!

Jo shpopullimit!

Po ripërtëritjes!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco