Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

Vangjel Dule: Qytetarja u rrëmbye për të dëshmuar çfarë donte policia, Goro po u bën presion votuesve

Vangjel Dule: Qytetarja u rrëmbye për të dëshmuar çfarë donte policia, Goro po u bën presion votuesve

12:19, 14/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule u shpreh i sigurt për fitoren e Fredi Belerit në Himarë, pavarësisht se ai ndodhet në burg.

Në një prononcim për mediat, Dule tha se nga nesër do të nisë një periudhë e re për Bashkinë e Himarës.

“Dua të denoncoj ndikimin në procesin zgjedhor nga familjarët e Jorgo Goros, që po presin jashtë qendrës së votimit. Të fortët po iu bëjnë presion qytetarëve. Punonjësit e kadastrës po u bëjnë presion me dokumentet e pronësisë votuesve.

Fitorja është e sigurt në Himarë. Nga e hëna fillon një periudhë e re për Bashkinë e Himarës. Rrethi vicioz në Shqipëri do të thyhet. Do të kemi një shembull të administrimit europian dhe me një zhvillim që do të jetë miqësor për komunitetin, në interes të komunitetit”, u shpreh Dule.

I pyetur se çfarë reagimi do të ketë nga PBDNJ nëse gjykata e pranon pretencën e prokurorisë për Belerin, Dule tha se “ne jemi duke ndjekur ligjin në germën dhe frymën e vet".

"Kishte dje denoncime. E patë qytetaren e Himarës që u rrëmbye dhe u shoqërua në komisariat dhe i kërkohej diçka që nuk kishte ndërmend ta bënte”, tha Dule.

Një nga qytetaret e shoqëruara me dhunë në komisariatin e Vlorës, pas arrestimit të Fredi Belerit ka mohuar akuzat e ngritura nga policia. 

Valbona Bala, në prononcimin e dhënë për mediat nga Himara, i qëndron dëshmisë së dhënë para policisë, kur shprehet se nuk i ka ofruar askush lekë për shitjen e votës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco