Vasili: Edhe uji në gjendje të rëndë në Tiranë, me trialometan kancerogjen

Vasili: Edhe uji në gjendje të rëndë në Tiranë, me trialometan kancerogjen

09:30, 13/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i LSI, Petrit Vasili, ka ndjekur me shqetësim raportet e publikuara nga emisioni investigativ “Piranjat” në SYRI TV, rezultatet e investigimit se në ujin e pijshëm në Tiranë gjendet trialometani kancerogjen.

“Analizat tregojnë se edhe uji është në gjendje të rëndë në Tiranë, - shkroi Vasili në Fb. - Tri zona paraqiten në gjendje alarmante të ujit me nivel të lartë të Trialometanit, një përbërës kancerogjen.

Pasi testuan se ajri i Tiranës është jo vetëm i ndotur, por edhe me substanca kancerogjene, ‘Piranjat’ sjellin një tjetër investigim, duke analizuar ujin e Tiranës, në bashkëpunim me laboratorin e specializuar ‘Neotes’ në Salerno të Italisë.

Në ajër në Tiranë ka nivele shumë të larta Benzeni kancerogjen dhe NO2. Në ujin e pijshëm në Tiranë gjendet trialometani kancerogjen!”

Investigimi i 'Piranjave'/ Uji i (pa)pijshëm dhe toksik i kryeqytetit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco