SYRI TV/ Plazhi në Durrës, rrezik për sëmundje, asnjë masë nga bashkia për bllokimin e ujërave të zeza

13:40, 05/05/2023
A+ Aa A-

Puna e administratës në bashkinë e Durrësit ka ngecur që prej nisjes së fushatës elektorale. Veç problematikave me qytetin, probleme po shfaqen edhe me nisjen e sezonit turistik. Ujërat e zeza po derdhen masivisht në bregdetin e Durrësit, duke i kthyer këto plazhe në rrezik për përhapjen e sëmundjeve

SYRI TV

Angazhimi i administratës bashkiake dhe i të gjithë punonjësve të bashkisë Durrës në fushatë elektorale ka zhytur qytetin bregdetar në problematika të shumta. Edhe pse jemi në nisje të sezonit turistik, plazhi i Durrësit duket se do të jetë një vatër infeksionesh e sëmundjesh më shumë se sa një zonë për pushime.

SYRI TV kreu një vëzhgim në bregdetin e Durrësit në këtë fillim të sezonit turistik, ku në plazhin e Vollgës, Currilave, Kallm, Porto-Romano dhe Plepa, janë konstatuar kanale të hapur dhe tubacione që derdhin ujërat e zeza në det.

Derdhja e ujërave të zeza në bregdet jo vetëm krijon ndotje alarmante e plazh të pa frekuentueshëm, por po shndërrohet edhe në vatër sëmundjesh. Kjo situatë ka qenë konstante vitet e fundit, pasi edhe pse janë investuar miliona lekë për të shmangur derdhjen e ujërave të zeza në plazh, sërish tubacionet e ujërave të zeza në shumë zona të qytetit derdhen pikërisht në bregun e detit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco