‘Pak konsumator, shumë qepena të mbyllur’/ Cara në tregun industrial: Pas 14 majit, i japim frymë ekonomisë

‘Pak konsumator, shumë qepena të mbyllur’/ Cara në tregun industrial: Pas 14 majit, i japim frymë ekonomisë

12:30, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka vijuar takimet me tregtarët e tregut industrial, ku ka evidentuar nga afër problematikat e përditshme.

Në postimin e tij në Facebook, Cara thekson se ‘pamundësia ekonomike është emëruesi i përbashkët në tregun industrial të qytetit, ku ka pak konsumatorë dhe shumë qepena të mbyllur’.

Sipas Carës, pas 14 majit, do t'i japim frymëmarrje ekonomisë së vogël familjare, duke zhvilluar hap pas hapi Durrësin, familjen tonë të madhe.

Postimi i plotë:

Me sytë nga e ardhmja dhe besimin që bashkë bëjmë ndryshimin!

Shpresa e këtyre nënave që sakrifikojnë prej vitesh është sfida jonë e përbashkët, për t'i rikthyer të rinjtë nga emigrimi, për të punuar e jetuar pranë familjeve të tyre.

Pamundësia ekonomike është emëruesi i përbashkët në tregun industrial të qytetit, ku ka pak konsumatorë dhe shumë qepena të mbyllur. Besimplotë që pas 14 Majit, do t'i japim frymëmarrje ekonomisë së vogël familjare, duke zhvilluar hap pas hapi Durrësin, familjen tonë të madhe.

Qyteti je ti!

#durres #Bashke #ndryshim #qytetijeti #shtrengimduarsh #14maj #IgliCara

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco