Dy gjysmat e Ramës!/ Berisha poston VIDEO-n që nuk duhet humbur

11:48, 04/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë një video ku dallohen ndasitë e mëdha të kryeministrit Edi Rama me hallet e përditshme të shqiptarëve, por edhe të përbashkëtat e tij me diktatorin Enver Hoxha apo presidentin serb Aleksandër Vuçiç, që dekorohet nga Vladimit Putin.

Rama me çarter, shqiptarët me gomone! Fëmijët shqiptarë pa ngrohje në dimër, Rama poston fotot me oxhak të ndezur flakë! Të miturit shqiptarë lajnë xhamat e makinave për të siguruar mbijetesën, Rama me eksortë makinash luksoze! Fëmijët e pastrehë sigurojnë bukën e gojës duke i rënë daulles nëpër rrugët e qytetit dhe flejnë mbi të, Rama i bie dajres për të bërë aheng! Por ndryshe nga vuajtjet e shqiptarëve, Rama është i njëjti si diktatori më famëkeq, Enver Hoxha, por është edhe gjysma më e mirë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç që merr medalje nga Vladimir Putin’.

Dy gjysmat e Edi Ramës!’, shkruan Berisha në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco