Takimet në Klos/ Bedri Hoxha: Bashkia kujtohet për banorët kur vijnë zgjedhjet, servirin mashtrime

Takimet në Klos/ Bedri Hoxha: Bashkia kujtohet për banorët kur vijnë zgjedhjet, servirin mashtrime

22:04, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Klosit, Bedri Hoxha vijon takimet me qytetarët. 

Sot, Hoxha ka qenë në fshatin Xibër Hane, Njësia Administrative Xibër ku ka prekur nga afër problemet me të cilat hasen çdo ditë banorët si mungesa e rrugës, ujit të pijshëm dhe atij vaditës.  

Në një postim në rrjetet sociale, Bedri Hoxha thekson se bashkia Klos kujtohet për banorët vetëm kur ka zgjedhje, por edhe atëherë servirin të njëjtat mashtrime për ta. 

Postimi
Takim në fshatin Xibër Hane të njësisë administrative Xibër.
●Bashkia dhe qeveria kujtohen për këta banorë vetëm gjatë fushatave zgjedhore, ku vijnë dhe servirin mashtrimet e tyre, ku ato që si realizuan në katër vite "do ti realizojnë brenda muajit"!
●Edhe në këtë fshat, ashtu si pothuajse në të gjitha fshatrat e bashkisë Klos, probleme kryesore mbeten infrastruktura rrugore dhe mungesa e ujit vaditës.
●Prioritetet kryesore për këtë fshat, në katër vitet e ardhshme janë si më poshtë:
#Zgjidhja e problemit të ujit vaditës, duke ndërtuar kanlin vaditës për fshatin Xibër-Hane.
#Sistemim- asfaltimi i rrugës së fshatit Xibër Hane.
#Ndërhyrja dhe përmirësimi i rrugëve në lagje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco