Dritan Hila: Vetëm liderëve perëndimorë iu plas apendiciti....

Dritan Hila: Vetëm liderëve perëndimorë iu plas apendiciti....

16:52, 19/04/2023
A+ Aa A-

Gazetari pranë Edi Ramës, Dritan Hila duket i entuziazmuar pas ndërhyrjes kirurgjikale që kryeministri kreu në QSUT dy ditë më parë. 

Në një koment të tij, Hila i vesh Ramës kostumin e "politikanit popullor" që tashmë u sëmur. 

Pra, kryeministri përdori sëmundjen (gjithnjë nëse vërtetë apendiciti i ka plasur) për të mbërritur para njerëzve si qenie humane edhe ai. 

Dhe që këtu kuptojmë se përdorimi politik është i pari që ka në mendje kreu i qeverisë dhe ndjekësit e tij edhe kur sëmuren apo duhet t'iu nënshtrohen ndërhyrjeve prej problemeve shëndetësore. 

Dritan Hila në analizën e tij arrin në përfundimin që Edi Rama është lider dhe liderëve iu plas...apendiciti. 

"Duket se kryeministri Rama po instalon një tjetër metodë dhe ka shkuar në një spital shtetëror, kjo nuk ka ndonjë gjë të keqe. Rama po e reklamon veten e tij si një njeri të popullit, që i ndodh edhe të sëmuret, aq më tepër në mes të një fushate elektorale. A do të ndikojë kjo në humorin e popullsisë, ku në një krah kemi dy udhëheqës të fortë si Meta dhe Berisha e nga krahu tjetër dikush lider që plasi apendiciti", shkruan Hila.  

Kuptohet, halli për vota në prag të 14 majit, zgjedhjeve lokale, i çon deri në këto ekstreme alogjike, sepse qeveria dhe kryebashkët e saj nuk kanë bilanc dhe nuk kanë as premtime. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco