Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Skandali/ 1.3 mln zgjedhësve u ndryshohen qendrat e votimit. Vukaj: Krim zgjedhor, të hetohet!

19:49, 13/04/2023
A+ Aa A-

Jo pak, por 1.3 milionë zgjedhësve u është ndryshuar qendra e votimit, teksa jemi një muaj nga zgjedhjet e 14 majit. Anëtarja e Komisionit Rregullator në KQZ, Helga Vukaj në mbledhjen e radhës u shpreh se 64 për qind e qytetarëve në Kamëz u është ndryshuar qendra e votimit dhe për këtë arsye kërkoi që të merren masa që të mos krijohet kaos në ditën e votimit. Vukaj shkon më tej duke i kërkuar institucioneve të drejtësisë të nisin hetimin pasi përbën krim zgjedhor.

SYRI TV

Në mbledhjen e Komisionit Rregullator të KQZ, anëtarja e komisionit Helga Vukaj ngriti shqetësimin për tjetërsimin e Qendrës së Votimit së 1.3 mln zgjedhësve nga Drejtoria e Gjendjes Civile.

Teksa mori në shembull konret bashkinë e Kamzës ku 64% të qytetarëve u është ndryshuar qëndra votimit.

Teksa e cilësoi shkelje penale Vukaj kërkoi të merren masa duke theksuar se kjo do të shkaktojë kaos ditën e zgjedhjeve, ju mohon qytetarëve të drejtën për të votuar.

"Është e tmerrshme të thuash që kjo përbën 35% të të gjithë zgjedhësve specifikisht po i adresohem vetëm një shembulli, bashkisë Kamëz ku 64% e zgjedhësve iu është ndryshuar Qendra e Votimit. Kjo përbën vepër penale dhe përballet në këtë rast Drejtoria e Përgjithshme Civile. Unë nuk do të doja të mendoja kurrsesi që ky është skenar dhe pjesë e të gjithë tentativës për t'i shërbyer listës përllogaritëse apo lehtësimit të punës së patronazhistëve". 

Helga Vukaj, anëtare e Komisionit Rregullator të KQZ

Po ashtu Vukaj u kërkoi organeve ligjzbatuese që të verifikojnë rastin i cili sipas saj përbën krim zgjedhor. Po ashtu anëtarja e Komisionit Rregullator, kërkoi edhe nga OSBE-ODIHR që të monitorojë çështjen. 

"I bëj thirrje Gjendjes Civile të korrigjojnë këto aspekte të të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë dhe votuesve. Unë shoh zgjidhje vetëm tek ndonjë organ lizgjzbatues i përgjegjshëm, mund të bëjë verifikime dhe ta shikojë nën optikën e një krimi zgjedhor. U bëj thirrje vëzhguesve të OSBE/ODIHR ta marrin në shqyrtim këtë tematikë". 

Helga Vukaj, anëtare e Komisionit Rregullator të KQZ

Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, Sekretari i Përgjithshëm i KQZ, deklaroi se komisioneri i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Por Vukaj u shpreh skeptike nëse do të kishte një reflektim, që do të sillte zgjidhjen sipas saj të kaosit të qëllimshëm

Në argumentin ligjor, Vukaj sqaroj se ndyrshimi i Qendrës së Votimit është në shkelje të Kodit Zgjedhor, i cili nuk parashikon në asnjë rast, ndryshimin e qendrës pa dijeninë apo dëshirën e votuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco