Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Harxhi: Kleçkë e Greqisë, lejimi i shfaqjes nacionaliste të Ramës në Athinë! Sfidoi Mitsotakis në 12 maj

21:38, 14/05/2024
A+ Aa A-

E ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi ka folur për takimin e kryeministrit Edi Rama me administratën e tij në Greqi.  

Harxhi ngriti dyshimin e arsyeshëm se lejimi i këtij takimi në Athinë duhet të ketë një kleçkë nga ana e Greqisë, pasi nuk mund të mendohet se një gjë e tillë mund të ndodhte.

Gjithashtu Harxhi theksoi se shfaqja e Ramës qëlloi pikërisht në datën 12 maj një vit pas arrestimit të Belerit dhe jo më kot ishte vendosur në të njëjtën datë për të sfiduar Greqinë dhe Mitsotakis në të njëjtën kohë.

Harxhi: Ajo ishte një fillim fushate, një aktivitet butaforik, një patetizëm folklorik i pastër, në një sallon në qendër të Athinës, që askush nuk mund ta besonte se qeveria e Greqisë do të lejonte një shfaqje të tillë nacionalizmi të tillë në mes të Athinës dhe këtu mendoj se duhet të ketë një kleçkë edhe nga Athina vetë duhet ta themi të vërtetën se si ka arritur të lejojnë diçka të tillë pasi nuk e mendoj se Rama mund të shkojë dhe të bëjë një gjë të tillë në mes të Stambollit apo Ankarasë, nuk mund ta mendoj kurrë se mund të ndodhë një gjë e tillë.

Kjo shfaqje me një sallë të mbushur me flamuj shqiptar dhe me një kryeministër që nuk ishte kryeministër po ishte kryetari i PS-së, që hapte fushatën dhe kjo fushatë nuk hapej në territor shqiptar por që Athina në atë moment dukej sikur ishte pjesë e territorit shqiptar.

Dhe në atë moment kur Rama fliste për shqiptarët sikur ishin të barabartë me shtetasit grekë dhe mendoj se janë shumë pak shtetas shqiptarë të barabartë me ata grekë, insinuonte sikur kjo është pjesë e jonë duke përligjur veten se mund ta bënte në mes të Athinës të gjithë këtë.

E dyta, kjo u zhvillua në një moment shumë interesant, në 12 maj, disa ditë që kryeministri grek kishte shprehur publikisht se nuk do ta priste zyrtarisht zotin Rama dhe qeveria greke nuk do ta priste zyrtarisht asnjë anëtar i kabiniteti.

E treta, qëlloi pikërisht në datën 12 maj një vit pas arrestimit të Belerit dhe jo më kot ishte vendosur në të njëjtën datë për të sfiduar Greqinë dhe Mitsotaqis në të njëjtën kohë.

Sot kemi të bëjmë me një narcizist të plotë i cili nuk arsyeton për ‘Pse-në’ por arsyeton vetëm se duhet ta bëjë sfidën dhe t’ja bëjë kudo, pasi është goxha i fuqishëm. Ai është një njeri që ka korruptuar McGonigal shefin e kundërzbulimit të Nju Jorkut, që ka korruptuar shefin e Guardia di Financias dhe mendoj se ka dhe disa zyrtarë kyç të BE-së dhe Mitsotaqis nuk e ka për gjë fare dhe për këtë arsye ai kërkon ta sfidojë duke pasur parasysh që erdhën disa zyrtarë grekë që u interesuan për çështjen Beleri, që për mua ishtë pak e tepruar të vinin këtu në Shqipëri sepse Beleri është shtetas shqiptar ashtu siç është edhe shtetas grek. Ajo ishte një sfidë e hapur që ju bë këtu në Shqipëri.

Po ky zotëri para disa muajsh vuri bustin e babait të Mitsotaqis, një kryeministër që morri pjsesë në shpërnguljen e shqiptarëve. Këta shqiptarë që ky mendonte se po i drejtohej një pjesë e madhe kanë ikur maleve, kanë lënë eshtrat rrugëve, kanë ikur për një jetë më të mirë dhe arsyeja se përse ata qëndrojnë në Greqi është sepse ata jetojnë shumë më mirë seç jetohet në Shqipëri.

U flet një kryeministër që ka zbuar 1 milionë shqiptarë që prej 2013-ës deri sot, akoma nuk kemi një shifër të Censusit të fundit dhe fshihet Censusi sepse kanë frikë që do dali gënjeshtra e madhe me numrin e votuesve në zgjedhjet e 2023-shit dhe numri i vërtetë i shqiptarëve pasi Eurostat e tregon që 80% e atyre që janë larguar janë nën moshën 35 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco