SPECIALE E SYRI TV/ Urbani falas realitet në disa vende, ja eksperienca e Maltës

18:54, 13/04/2023
A+ Aa A-

Premtimi i kandidatit të koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, për transportin publik falas në Tiranë vijon të jetë lajmi i ditës. 

Kur kemi hyrë zyrtarisht në periudhën e fushatës zgjedhore, ky premtim po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje nga qytetarët. 

Por në disa vende të BE, urbani falas është realitet tanimë.  

Syri Tv sjell eksperiencën e udhëtimit falas në Maltë. 

Qytetarët e këtij vendi nuk paguajnë biletë urbani prej 1 tetorit të 2022.

Ata nuk përdorin automjetet private dhe si rrjedhojë trafiku lehtësohet ndjeshëm, ndërsa niveli i ndotjes vjen në rënie.

SPECIALE

"Sot unë do të udhëtoj falas me autobus. Po autobuzi në Maltë është tashmë falas.

Unë do të marr autobuzin me numër 13, 13A, 14 ose 16.

Pra, tani presim. Duhet të vijë për 1 minutë, do të vijë dhe do të hypim.

E vetmja gjë që ju nevojitet është kjo karta “Tallinja”. Mund të aplikoni për të në faqen e internetit nëse nuk e keni.

Duhet të paguani diçka por nuk keni nevojë ta mbushni. Unë se kam mbushur asnjëherë.

- Faleminderit.

Është plot me njerëz siç mund ta shikoni.

Autobuzi numër 13.

Siç mund ta shikoni është plot me njerëz që janë në këmbë.

Makineria ishte pak e ngadaltë krahasuar me ato të përdorura jashtë shtetit por funksionoi.

Nuk mendoj se duhet të kontrollohet karta edhe kur të dalim.

Nuk ka asnjë njoftim për këtë gjë.

Ende nuk ka asnjë vend për t’u ulur.

Tashmë është plotësisht falas dhe nuk duhet të paguani asgje.

Thjesht ju duhet karta në emrin tuaj.

Arrita të ulem.

Në ndalesën tjetër janë tragetet.

Ndalesa.

Nga ketu ju shkoni tek autobuzi, nga aty tek kondukteri I autobuzit ku ndodhet edhe makineria. Në Holandë njerëzit hyjnë edhe në mes të autobuzit sepse ka makineri edhe në mes por këtu nuk është kështu.

Ndalesa e rradhës.

Ndalesa e rradhës është ndalesa ime.

Në rregull. Ishte një eksperiencë e mirë, e lehtë për t'u përdorur. Makineria, siç po thoja, gjithçka ju duhet është karta dhe mundeni më pas të përdorni makinerinë lehtësisht. Filloi në fakt disa ditë më parë, zyrtarisht në 1 Tetor 2022. Kostoja tani është zero për të përdorur transportin publik në Maltë. Ja ku është një tjetër autobuz. Është mjaft i përdorur tani sepse njerëzit me siguri po e provojnë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Direkt n riedukim13/04/2023 19:48

Ky flet për Maltën që është në BE. Po të jemi më BE do kemi aq standarte, punë e meritokraci saqë bileta nuk është problem. Ndërkohë sot shqiptarët kanë nevojë për punësim, mirëqënie,drejtësi e meritokraci.

Shto koment

Denonco